GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken

19:58 - 16/02/26
në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e 74 objekteve dhe restaurimin e disa të tjera me vlera historike e kulturore.

Projekti financohet dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro‑Amerikan për Zhvillim (AADF) me një buxhet prej 6.7 milionë USD. Marrëveshja e bashkëpunimit  është nënshkruar gjashtë vjet më parë mes AADF, Bashkisë së Durrësit dhe Ministrisë së Kulturës.

Në prill 2024, Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosi Lejen e Zhvillimit. Ky vendim përcakton edhe gjurmën e projektit. Në ekran po shihni hartën e Durrësit historik, që nis nga Bashkia e deri tek Torra Veneciane. Zona ku do të zhvillohet projekti shtrihet në dy krahët e bulevardit Epidamn, njohur si rruga tregtare. Në grafikë janë rrethuar me të kuqe të gjitha ndërtesat që do të preken.

Në këtë hartë të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, dallohen qartë kufijtë: Kulla Veneciane në jug, muret romake dhe kulla e kalasë në perëndim, rruga “Imzot Fan Noli” në lindje dhe rruga “Egnatia” në jug.

Sipas vendimit të Qeverisë, 74 familje dhe biznese brenda zonës historike do të shpronësohen me nje fond total 315.5 milionë lekë (rreth 3.2 milion euro).

Ndërsa në grafikën e dytë shihen 34 objektet që do të shemben të parat dhe ndodhen më pranë Amfiteatrit. Janë shtëpitë dhe dyqanet (rrethuar me të kuqe) dhe gjenden në rrugicat ‘Doktor Margariti’ dhe “Sotir Noka”.

Banorët kanë organizuar protesta dhe kanë bërë padi individuale në gjykatë, duke kundërshtuar shembjen e banesave dhe dyqaneve. Ata argumentojnë se kompensimi është më i ulët se vlera e tregut dhe kërkojnë pezullimin e projektit, rishikim të tij dhe rritjen e çmimit të referencës.

Ndërsa ADDF-ja në faqen zyrtare ka dhënë disa informacione për projektin, ku thotë se do të kryhet restaurimi i murit të sipërm të kalasë, restaurimi i fasadave përgjatë Bulevardit Epidamn, kthimi në pedonale i rrugicave të vogla lidhëse mes bulevardit dhe Amfiteatrit si dhe përmirësimi i infrastrukturës me kalldrëm, etj.

gijotina.com/

Etiketa: AmfiteatriDurrësKryesore1

Lajme të lidhura

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli
Botë

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli

21:11 - 16/04/26
Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia
Aktualitet

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia

20:58 - 16/04/26
Vdekja e 19-vjeçares shqiptare trazon Greqinë. Reagojnë autoritetet
Aktualitet

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare trazon Greqinë. Reagojnë autoritetet

20:49 - 16/04/26
Para
Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria dhe ISHP fshehën procesverbalin

Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria dhe ISHP fshehën procesverbalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lela përpaslet me Grida Dumën: Atë gishtin mos ma drejto, fute… I kthehet keq Duma: Fute ti, dil përjashta
KRYESORE

Lela përpaslet me Grida Dumën: Atë gishtin mos ma drejto, fute… I kthehet keq Duma: Fute ti, dil përjashta

21:35 - 16/04/26

Përplasja në studion e Top Story mes Alfred Lela dhe Grida Duma degjeneroi në një nga momentet më të tensionuara...

Lexo më shumë
Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli

21:11 - 16/04/26
Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia

20:58 - 16/04/26
Vdekja e 19-vjeçares shqiptare trazon Greqinë. Reagojnë autoritetet

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare trazon Greqinë. Reagojnë autoritetet

20:49 - 16/04/26
Zjarr në katin e katërt të Hotel Tirana, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje

Zjarr në katin e katërt të Hotel Tirana, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje

20:31 - 16/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com