GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Rrjollit bllokojnë punimet për resortin e Bashkim Ualjt, dhjetëra të arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Rrjollit bllokojnë punimet për resortin e Bashkim Ualjt, dhjetëra të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Rrjollit në Velipojë sot i kanë bërë pritë që herët në mëngjes punonjësve të kompanisë “Gener 2” të botuesit Bashkim Ulaj, duke i bllokuar rrugën makinerive. Ulaj po ndërton në Rrjoll një resort luksoz ndërsa banorët prej ditësh protestojnë e përplasen me policinë me pretendimin se Bashkim Ulaj u ka grabitur pronën.

Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në zonën e Rrjollit rreth orës 08:30 duke bërë të mundur spostimin e banorëve dhe hapjen e rrugës për makineritë.

Policia ka shoqëruar në komisariat dhe  shume persona, për shkak të rezistencës që ata kanë bërë. Mes tyre është dhe një grua, Luçiana Kokaj, e cila në çdo protestë ka ngritur zërin për të drejtat e banorëve të zonës.

Banorët janë mbledhur në qendër të fshatit ndërsa për mediat bëjnë të qartë se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e tokës së tyre ndërsa i drejtohen me thirrje kryeministrit Edi Rama dhe gjykatave për zgjidhje.

“Kemi shkuar në orën 6:30 për të mos lënë makineritë për të hyrë në pronat tona. Në orën 9 erdhën furgonat e na u turrën me skafandra. Pse nuk na ndihmojnë? Përse ndihmojnë hajdutët? Duam drejtësi. Nëse je duke i rënë në qafë, të futemi në burg. Pse nuk vjen ai të takohet me ne? Kujton ai se e merr tokën time falas? Deri në vdekje jo”, tha banori.

“Kemi dalë gjithë populli i Rrjollit për të ndaluar punimet. Pastaj ka ardhur gjithë policia e ka bërë aty shtetrrethim. Mblidhemi përditë se ne po na masakrojnë”, tha banori.

“I bëj thirrje kryeministri që prej shumë vitesh që e votojmë, ta marri parasysh situatën e Rrjollit, se po merr parasysh gjithë zonat e tjera, vetëm Rrjollin jo. Një terror, nuk pyesin për gra e fëmijë. Ato letra që çojmë nëpër gjykata, i bëjmë thirrje t’i shohin”, tha banori.

Etiketa: Arrestimresortrrjoll

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, GJK rihap çështjen e Arben Frrokut

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, GJK rihap çështjen e Arben Frrokut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com