GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zbulohen detyrat në Gaza të trupave shqiptare: Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen detyrat në Gaza të trupave shqiptare: Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria amerikane tha se vlerëson vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar bordit të paqes për Gazën dhe mbështetjen ndaj planit të Presidentit amerikan Donald Trump. Në përgjigjen për Report Tv, një zyrtar i administratës amerikane, tregon ekskluzivisht, se përfshirja e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, do të ketë objektiv çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë.

Shqipëria iu përgjigj pa hezitim ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, që ajo t’i bashkohej nismës së tij për krijimin e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare që synon zgjidhjen e konflikteve në botë, duke nisur nga situate në Rripin e Gazës.

Pas marrjes së miratimit dhe nga parlamenti, kryeministri Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bordit në Uashington.

Një zyrtar i administratës amerikane vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bord si një anëtar themelues i tij

“Mbi 20 vende anëtare i janë bashkuar Bordit të Paqes, duke përfaqësuar rajone dhe perspektiva të ndryshme, të bashkuara nga një përkushtim i përbashkët për paqe dhe stabilitet në Gaza. Ne e vlerësojmë vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si anëtare themeluese, si dhe mbështetjen e Shqipërisë për planin e paqes për Gazën të Presidentit Donald Trump”, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Në mbledhjen e Bordit të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikisht konfirmoi se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gaza si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit. Sipas shpjegimit që zyrtari i administratës i jep detyrat e ISF, njëkohësisht edhe ato të Shqipërisë janë të qarta dhe, siç duken, të vështira.

“ISF-ja do të stabilizojë mjedisin e sigurisë: duke mbështetur çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë”, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani do të angazhohen si të barabartë në kuadër të ISF, ndërsa nuk do të ketë garanci të shtuara sigurie nga SHBA.

Pas mbledhjes së Bordit të paqes në 19 Shkurt burime, i sqaruan Report TV, se Shqipëria për momentin do të përfaqësohet me oficerë në shtabet ushtarake që do të krijohen.

Më pas do të vendoset edhe për numrin apo nën komandën e kujt do të veprojnë trupat shqiptare, teksa preferenca për autoritetet tona shkon tek bashkëpunimi me një vend aleat në NATO.

Gjenerali amerikan Jasper Jaffers, komandanti i ISF në Gaza, në mbledhjen e fundit të Bordit tha se synimi është krijimi i një force totale prej 20 mijë ushtarësh që do të bashkëpunojë me mbi 10 mijë policë palestinezë.

Etiketa: Bordi i PaqesGazaKryesore1

Lajme të lidhura

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë
Aktualitet

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë

10:35 - 02/05/26
Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë
Aktualitet

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë

10:22 - 02/05/26
Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet
Botë

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet

09:59 - 02/05/26
Para
Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë
Aktualitet

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë

10:35 - 02/05/26

Mbi një milion turistë vizitojnë çdo vit rajonin e Lombardia në Itali, kryesisht për të parë Liqenin e Komos dhe...

Lexo më shumë
Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë

10:22 - 02/05/26
Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet

09:59 - 02/05/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri?

09:44 - 02/05/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

09:32 - 02/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com