GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Kryedemokratit Sali Berishës, për masën e arrestit shtëpiak, vendosur nga GJKKO për çështjen e kompleksit “Partizani”. Sipas vendimit, gjykatat më të ulëta janë mbështetur në të njëjtat argumente të fazës fillestare, pa paraqitur rrethana apo prova të reja që justifikonin vijimin e një mase kaq kufizuese për disa muaj.

Në vendim thuhet se, pas një periudhe të gjatë zbatimi, “arresti në shtëpi” kishte humbur funksionin e masës së sigurimit dhe ishte kthyer praktikisht në një ndëshkim. Megjithatë, Gjykata nuk shfuqizoi vendimet e mëparshme, pasi masa ndaj Berishës ishte zëvendësuar ndërkohë me “detyrim paraqitjeje”, duke u mjaftuar me konstatimin e shkeljes së të drejtës për liri personale.

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Avokatët e Berishës kishin kundërshtuar në mënyrë të përsëritur zgjatjen e arrestit gjatë seancave të raportimit dymujor, ndërsa SPAK këmbëngulte në mbajtjen e tij. Ndërsa, në janar 2025, arresti shtëpiak u zëvendësua me masën “detyrim paraqitjeje”, një vendim që tani mbështetet edhe nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Kushtetuesja

Lajme të lidhura

Në pritje të mbyllë kapitujt me BE-në/ Rama: I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë
Breaking Views

Në pritje të mbyllë kapitujt me BE-në/ Rama: I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë

10:27 - 10/05/26
Shpërthim i fuqishëm në Laç, tritol pranë një biznesi në kompleks shërbimesh
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Laç, tritol pranë një biznesi në kompleks shërbimesh

10:00 - 10/05/26
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026
Moti

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

08:06 - 10/05/26
Para
Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në pritje të mbyllë kapitujt me BE-në/ Rama: I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë
Breaking Views

Në pritje të mbyllë kapitujt me BE-në/ Rama: I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë

10:27 - 10/05/26

Nderkohe qe Shqiperia nuka ka mbyllur ende asnje kapitull ne negociatat e anetaresimit te Shqiperise ne BE, kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë
Shpërthim i fuqishëm në Laç, tritol pranë një biznesi në kompleks shërbimesh

Shpërthim i fuqishëm në Laç, tritol pranë një biznesi në kompleks shërbimesh

10:00 - 10/05/26
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

08:06 - 10/05/26
Parashikimi i horoskopit për sot: Ditë praktike dhe reflektive

Parashikimi i horoskopit për sot: Ditë praktike dhe reflektive

07:31 - 10/05/26
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com