GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

08:49 - 05/03/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 7 min
A A
Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse qarku i Korçës është një nga përfituesit kryesor të investimeve në infrastrukturë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, pothuajse çdo rrugë e re e ndërtuar në këtë rajon gjatë këtyre 13 viteve është shembur.

Në vijim, do shohim sesi nga rruga e famshme Korçë-Ersekë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq-Lozhan, Boboshticë-Dardhë etj, me vlerë investimi dhe mirëmbajtje që shkon disa qindra milionë euro, janë shembur ende pa u përfunduar apo pa u marrë në dorëzim.

Plug ka denoncuar më herët dy nga segmentet më të kushtueshme, që u shembën ende pa u përfunduar mirë, si Korçë-Ersekë dhe Qukës-Qafë Plloçë, ndërsa sot do t`ju njohim edhe me rrugët e tjera, të cilat gjithashtu, janë ndërtuar gjatë kohës që Belinda Balluku drejton Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa në këto segmente nuk mungojnë si përfitues as vartësit e saj. Dhe të gjitha këto rrugë, që janë shembur në qarkun e Korçës, kanë kushtuar më shumë se 373 milionë euro.

QUKËS- QAFË PLLOÇË 255 MLN EURO

Vetëm pak javë më parë, emisioni investigativ Plug publikoi një investigim të detajuar të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e cila pësoi së paku pesë shembje nga muaji tetor 2025 deri në muajin janar të këtij viti. Rruga nisi në vitin 2009, ku qeveria e Partisë Demokratike ndërtoi vetëm 3 km e parë, ndërsa la projektin dhe financimin për segmentin tjetër prej 40 km.

Punimet për këtë të fundit nisën në verën e vitit 2015 dhe janarin e vitit 2016, ku rruga u nda në tre lote. Projekti, i hartuar nga firma prestigjoze italiane AIC Progetti, u financua nga Banka Silamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, ku në total rruga parashikohej të kushtonte 152.7 milionë euro. Por vetëm pak muaj pas nisjes së punimeve në terren, në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti ishte rishikuar.

Pas një auditimi, për shkak të rregullimeve në projekt, një kompani e pavarur vlerësoi se rruga mund të kërkonte dhe një financim shtesë deri në 50 milionë euro për të përfunduar totalisht. Por vetëm pak ditë pasi auditimi për kostot ishte dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës, në muajin dhjetor 2018, në krye të këtij institucioni vjen Belinda Balluku. Kjo e fundit, duket se jo vetëm nuk mori parasysh auditimin e pavarur, por vendosi të rrisë kostot e rrugës dhe me 56 milionë euro të tjera, duke e çuar vlerën totale nga 155 në 255 milionë euro.

Nga investigimi, referuar dokumenteve zyrtare, rritje më të madhe të kostove rruga e pati në Lotin 3, që ishte vetëm 9.6 km, ndërsa nga pikëpamja inxhinierike në këtë lot nuk kishte vepra të mëdha si tunele apo ura, pasi ato i përkisnin lotit 2. Madje, investigimi nxori në pah, se ndryshimet në projekt në këtë lot, prekën edhe fondet që ishin parashikuar për skarpatat, ku sipas një auditimi të KLSH fondet për skarpatat u ulën, ndërsa paratë shkuan për punimet nga 33 milionë euro, u rritën me një vlerë prej 75 milionë eurosh.

Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën, është fakti se pikërisht në Lotin që ishte më i shkurtër se dy të parët por që kushtoi më shumë se ata, kanë ndodhur edhe shembjet duke u rrezikuar jetën edhe qytetarëve. plug zbuloi se pikërisht Loti 3 i Qukës- Qafë Plloçë, u ndërtua nga kompana 2T e Artan Sakos, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, Gramos Sako.

Madje, të dhënat e tenderave për këtë lot, ngrenë dyshime edhe për manipulime që cënojnë kredibilitetin e Shqipërisë në raport me donatorët e huaj. Dy bankat arabe që financuan ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë kishin si kusht që në këtë aks do të punonin kompani arabe. Por, që në vitin 2016 në Lotin 1 dhe lotin 3 u futën dy kompani shqiptare.

Në Lotin 3, u bë pjesë kompania 2T e Artan Sakos, i cili fillimisht u shfaq si përfaqësues zyrtar i kompanis Arabe që fitoi tenderin në 2015 dhe në vitin 2023, bleu aksionet e filialit të një kompanie që krijoi me partnerët arabë për të përfunduar rrugën.

Pra, thënë ndryshe, edhe pse paratë nga bankat arabe u lëvruan për kompani nga vendi i tyre, në të vërtet ato përfunduan në llogaritë e kompanisë së Artan Sakos, ndërsa gjendja e rrugës sot ngre dyshime serioze për sigurinë e saj për shkak se ka pësuar disa shembje nga skarpatat e maleve përgjatë muajve të fundit.

Ndërkohë kur rruga gjithashtu supozohet se do të duhet të ishte nën garancinë e punimeve, Belinda Balluku I dha Artan Sakos edhe tendering e supervizimit të Qukës-Qafë Plloçë me vlerë prej 300 mijë eurosh. Tenderi u mbajt midis muajve tetor dhe dhjetor 2025, periudhë në të cilën Balluku u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK për abuzim me tenderat e rrugëve në vend.

KORCER ERSEKE 90 MILIONE EURO

Më herët, gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, Emisioni Investigativ Plug publikoi të dhëna që tregojnë gjithashtu dështimin e projektit të rrugës Korçë-Ersekë, e cila u shemb në muajin shkurt të vitit 2024. Sipas të dhënave që publikoi Plug, rruga Korçë-Ersekë kushtoi plotë 88 milionë euro. Loti I 1 i rrugës nisi të ndërtohej gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ku segmenti prej rreth 17 km u ndërtua me një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh. Ndërsa pjesa tjetër e rrugës prej rreth 17 km, u nda në dy lote dhe u ndërtua pas vitit 2020, kur në ministrinë e infrastruktukturës erdhi Belinda Balluku. Vlera e këtyre dy loteve kushtoi rreth 60 milionë euro.

Projekti I rrugës Korçë-Ersekë u hartua Brenda dy muajve nga kompania AE Enginering, e Entela Canos. Por gjatë zbatimit në terren u zbardhën edhe faktet që dëshmojnë se projekti ishte flas, pasi rruga jo vetëm që u shemb në pjesën e parë të lotit II, por gjatë punës në terren për ndërtimin e Lotit II pjesa e dytë, rezultoi se projekti në letër nuk përputhej me terrenin. Shembja e rrugës ndodhi në muajin shkurt 2024, ku sipas vetë ARRSH shkak i shembjes ishte pikërisht mungesa e studimit hidrologjik për ujërat nëntokësoor në zonën ku rruga u ndërtua mbi një shtrat të mbushur me dhe dhe pa bazament të fort.

Ndërkohë, teksa rruga Korçë-Ersekë gjithashtu supozohej se duhet të ishte në periudhë garancie pas shembjes së saj muajin shkurt 2024, ndërsa punimet kanë përfunduar në fund të atij viti, në muajin nëntor 2024, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli dhe tenderin me vlerë 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Tenderi u fitua nga kompania RSM COMPANY e shtetasit Agim Kola dhe REJ shpk e shtetasit Luan Kapri, kushëri me ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, I afërm I deputetit të partisë së Agron Shehajt, Erald Kapri.

Pra, në total për këtë rrugë janë shpenzuar deri më tani mbi 90 milionë euro për ndërtim dhe mirëmbajtje.

MALIQ LOZHAN – 16 MLN EURO

Qarku i Korçës mund të konsiderohet si ndër më të privilegjuarit lidhur me investimet në infrastrukturë gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Por pavarësisht se në letër janë investuar mbi 500 milionë euro në ndërtim rrugësh, duket se paratë nuk kanë shkuar të gjitha atje ku duhet. Një nga rrugët që u shemb, pak ditë më parë në disa segmente të saj, është ajo Maliq-Lozhan.

Kjo rrugë me gjatësi 18.8 km, u shemb vetëm pak ditë përpara se të ndodhte katastrofa në Librazhd, ndërsa pas kësaj të fundit Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh, u pa si alternativë për lëvizjen drejt Korçës dhe Tiranës. Mirëpo, rruga, për shkak të shembjes por dhe parametrave Teknik është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve.

Ky segment me gjatësi 18.8 km nisi të ndërtohej në vitin 2022, kur Belinda Balluku ishte në kulmin e saj bashkë me vartësin e besuar Evis Berberi. Në prill 2022, ARRSH hap tendering me vlerë prej rreth 11 milionë eurosh për rikonstruksionin e plotë të rrugës, e cila në fakt sipas raportit Teknik parashikonte riasfaltim dhe përmirësim të aksit ekzistues. Në garë morën pjesë 7 kompani, por Evis Berberi i skualifikoi të gjitha, ndërsa fitues shpalli ofertën më të lartë, atë të Gjikuria shpk, me vlerë totale prej rreth 14 milionë eurosh.

Kontrata parashikonte ndërtimin e rrugës për një periudhë prej 24 muajsh. Tenderi për këtë rrugë është klasifikuar gjithashtu me Flamur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve pjesëmarrës në garë dhe mbi të gjitha për skualifikimin e ofertave më të ulëta ekonomike.

Jo vetëm kaq, por situate bëhet dhe më interesante pasi edhe këtë rrugë që u shemb pak javë më parë, e ka marrë në mirëmbajtje pikërisht kompania e babait të drejtotit të Belinda Ballukut, Bledian Dalipajt. Në tetor të vitit 2024, ndonëse rruga do të duhet të ishte në periudhë garancie pasi ishte vetëm katër muaj pas afatit zyrtar të përfundimit të punimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar hap tendering për Mirëmbajtje me performancë: Libonik – Lozhan – Molla Grabove (kufi Gramsh), L = 53.1 km. Fondi limit I tenderit ishte rreth 1.8 milionë euro, ndërsa në garë morën pjesë katër kompani. Por fitues u shpall kompania IDK Konstruksion e Bajram Dalipaj, të cilës Balluku në 4 prill 2025 I firmosi plot 2.1 milionë euro tender për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Pra në total, kjo rruga ka kushtuar më shumë se 16 milionë euro, ku sot, jo vetëm nuk shërben si alternativë për të lidhur juglindjen me pjesën tjetër të Shqipërisë, por shndërrohet gjithashtu një vepër që duhet të hetohet nga SPAK.

DARDHE BOBOSHTICE – 1.7 MILIONE EURO

Një tjetër rrugë, që i shërben turizmit dhe jo vetëm në bashkinë e Korçës, është aksi Dardhë-Boboshticë me gjatësi rreth 13 km. Edhe ky segment, i investuar në vitin 2020 nga Fondi Shqiptar I Zvhillimit, vetëm pak ditë më parë pësoi çarje duke u bërë i pakalueshëm në një korsi të tij.

Rruga ka pësuar çarje në një gjatësi prej rreth 4 km, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në këtë segment. Sipas të dhënave publike, kjo rrugë u riasfaltua për vlerën e 1 milionë dollarëve të financuara nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit.

Ndërkohë, në vitin 2025 ARRSH ka dhënë rreth 1.3 milionë euro për mirëmbajtjen e dy akseve rrugore, Podgorie-Liqenas, dhe Boboshticë -Dardhë. Sipas të dhënave, vetëm për Boboshticë-Dardhë financohen rreth 700 mijë euro, ndërsa kompanitë fituese janë OUEN shpk dhe Shpresa AL.

UNAZA E POGRADECIT 9 MILIONE EURO

Më 26 nëntor 2025, Bashkia e Pogradecit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale deklaronte se kishte mbyllur Unazën e Qytetit, pasi në rrugë binin gurë për shkak të dëmtimit të skparpateve të saj.

Bashkia vendosi shirita në rrugë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në këtë segment. Shembja, sipas vet bashkisë ka ndodhur në skarpatat në hyrje të saj, kur vjen nga Qafë Thana. Unaza e Pogradecit dhe sistemim asfaltimi i rrugës Pogradec Qafë Plloçë u investua në vitin 2017 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Edhe kjo rrugë, si Korçë-Erseka apo dhe segmenti i shembur në Librazhd, u ndërtua nga kompania ANK shpk e Agim Kolës, vëllait të ish-deputetit të PS Ndue Kola. Gjatë ndërtimit pikërisht pjesa e skarpatës së rrugës u inspektua edhe nga Edi Rama disa herë, ku Dritan Agolli i FSHZH dhe Eduard Shalsi si deputet, tregonin sesi ky investim do të parandalonte pikërisht rënien e gurëve.

 

Etiketa: Korçëmilionarruge

Lajme të lidhura

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?
Aktualitet

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?

11:42 - 05/03/26
Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës
Aktualitet

Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës

11:39 - 05/03/26
Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar
Aktualitet

Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

11:18 - 05/03/26
Para
Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?
Aktualitet

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?

11:42 - 05/03/26

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama, ku disa prej ministrave morën poste të reja dhe tre të tjerë...

Lexo më shumë
Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës

Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës

11:39 - 05/03/26
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan

11:24 - 05/03/26
Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

11:18 - 05/03/26
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

10:49 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com