GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa reagon ashpër ndaj deklaratës së Ballës ndaj Vokshit: Të përjashtohet, u fye dinjiteti i një nëne!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa reagon ashpër ndaj deklaratës së Ballës ndaj Vokshit: Të përjashtohet, u fye dinjiteti i një nëne!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga punimet e Kuvendit për shkak të gjuhës fyese të përdorur ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Kërkesa u bë gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Zhupa iu referua tensioneve të krijuara një ditë më parë në seancën parlamentare të së enjtes, ku, sipas saj, Balla përdori një shprehje fyese ndaj Vokshit duke i thënë: “për ty kam numrin me 0900”.

Ajo theksoi se maxhoranca ka promovuar ligjin për barazinë gjinore dhe se një deklaratë e tillë, sipas saj, bie në kundërshtim me parimet që synon të mbrojë ky ligj.

Sipas Zhupës, në seancën e djeshme u cenua dinjiteti i një gruaje dhe një nëne, duke shtuar se nga Kuvendi, si institucioni më i lartë i përfaqësimit të qytetarëve, nuk duhet të dalin mesazhe që prekin dinjitetin njerëzor.

Zhupa shtoi gjithashtu se kërkesa për përjashtimin e Ballës nga Kuvendi duhet të firmoset nga të gjitha deputetet gra, si një akt qytetar që synon të kërkojë reflektim nga të gjitha palët politike.

“Dje në sallën e Kuvendit, në një mënyrë të paprecedentë dhe jashtë çdo norme morale e ligjore të rregullores, bashkëjetesës brenda një salle, që duhet të ishte më e larta e përfaqësimit të qytetarëve, Balla ka cenuar dhe prekur dinjitetin njerëzor të koleges tonë, Albana Vokshi. Ky kuvend miratoi me goxha propagandë një ligj që ishte edhe ligj për të diskutuar por thelbi që donit ju ishte dhuna ndaj grave. Minimumi ky Komision, që ka për nënkryetare Vokshin të mbajë një qëndrim dhe të distancohet nga dhuna.

Të dalë me një deklaratë të përbashkët si komision, që mbështet ligjin e barazisë gjinore, të mbështesë atë që thotë progres raporti për Shqipërinë. Nëse ky komision që nuk e kalon dot mesazhin që kur cenohet nënkryetarja duke cenuar edhe standartet më të larta të bashkëjetesës normale e morale brenda kuvendit, duhet të distancohet, të mbajë një qëndrim, të kërkojë që kuvendi të mbajë një qëndrim dhe të merren masa ndaj zotit Balla për fjalon e përdorur në sallën e Kuvendit. U cenua një zonjë, nënë e motër. Zonja Vokshi ka dy vajza në shtëpi që e ndjekin kuvend dhe nuk mund të kalojë nga ai kuvend ato mesazhe që prekin dinjitetin njerëzor të kujtdo. Propozimi për përjashtimin e zotit Balla duhet të jetë propozim i të gjitha zonjave dhe demokrate, ta firmosim së bashku dhe të jetë akt qytetarie për të kërkuar reflektimin e mëtejshëm të të gjitha palëve”, u shpreh Zhupa.

Etiketa: ballaperjashtimZhupa

Lajme të lidhura

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës
Aktualitet

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

21:03 - 03/05/26
Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut
Aktualitet

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut

19:47 - 03/05/26
Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë
Aktualitet

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë

19:36 - 03/05/26
Para

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn mbi inceneratorin e Elbasanit, ja akuza ndaj ish-zv.kryeministrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori
Breaking Views

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori

23:29 - 03/05/26

118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun...

Lexo më shumë
Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë

22:44 - 03/05/26
Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero

22:28 - 03/05/26
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh

21:12 - 03/05/26
“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

21:03 - 03/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com