GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist

10:42 - 17/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë që e cilëson Iranin si “shtet financues të terrorizmit”, me 79 vota pro dhe një abstenim. Nisma u fut në rendin e ditës pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama.

Përmes këtij dokumenti, qeverisë shqiptare i kërkohet të ndërmarrë menjëherë veprime për të shpallur si organizata terroriste Hezbollahun dhe Pasdaranët.

Mazhoranca socialiste e argumentoi këtë vendim si të domosdoshëm dhe urgjent, ndërsa opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike, vendosi të mos marrë pjesë në seancë.

Megjithatë, në sallë ishin të pranishëm dy deputetë nga forca të tjera politike, Erald Kapri i Partisë Mundësia dhe Redi Muçi i Partisë Bashkë. Kapri mbështeti rezolutën me votën e tij.

“Kjo rezolutë do të merrte kuptim nëse kjo qeveri do të sillej si perëndimore para se të sillte rezoluta servile të këtij lloji. Këto rezoluta janë thjesht për të shpëtuar fatin politik të Edi Ramës dhe nevojën për t’u treguar sa më shumë servile në sytë e perëndimorëve.

Ne bëjmë rezolutë kundër Iranit, ndërkohë që Irani ka sulmuar Kuvendin. Flasim për luftën kundër Lindjes, por Senati amerikan thotë që Shqipëria ka rritur tregtinë me Kinën. Çfarë u bëhet shqiptarëve këtu ngjan shpesh me atë që Garda iraniane i bën popullit të vet.

Ka dy muaj që një fshat proteston për të drejtën e pronës. Policët rrahin banorët dhe askush prej jush nuk ka folur; ju flisni për Shqipërinë perëndimore. Çmimi i naftës rritet pa u bllokuar ende Ngushtica e Hormuzit. Po të flasësh për të drejtat e njeriut, përjashtohesh nga parlamenti. Nëse do të ishim afër Perëndimit, nuk do t’i bënit mbrojtje politike Ballukut”, u shpreh Kapri.

58 deputetë të opozitës, kryesisht PD, nuk ishin prezent në këtë seancë, pasi e quajtën axhendë personale të kryeministrit Edi Rama dhe fasadë.

Në momentin e votimit mungonin kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku, ndërsa, ndryshe nga seanca e kaluar, këtë herë Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj ishin të pranishëm në Kuvend.

Dokumenti i plotë:

“PROJEKT  R E Z O L U T Ë

Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste.

Kuvendi i Shqipërisë,

Duke qenë se Republika e Shqipërisë është fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;

Duke qenë se terrorizmi në të gjitha format dhe shfaqjet e tij përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj paqes ndërkombëtare, sigurisë dhe shoqërive demokratike;

Duke qenë se raporte të besueshme dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit në financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone;

Duke qenë se Republika Islamike e Iranit, përmes institucioneve të saj shtetërore, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, ka mbështetur dhe koordinuar aktivitete që destabilizojnë vende në Lindjen e Mesme dhe më gjerë;

Duke qenë se Republika e Shqipërisë ka qenë vetë objekt i veprimeve armiqësore në hapësirën kibernetike, përfshirë sulmin e rëndë kibernetik ndaj institucioneve shtetërore shqiptare në vitin 2022, i atribuar strukturave të lidhura me Republikën Islamike të Iranit, si dhe përpjekjet e ditëve të fundit për sulme kibernetike ndaj sistemeve të Kuvendit të Shqipërisë;

Duke qenë se aktet e dhunës dhe të agresionit, përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore, infrastrukturës kritike dhe shteteve sovrane përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe mund të përbëjnë forma të terrorizmit;

Duke qenë se përdorimi sistematik i frikësimit, i grupeve të armatosura proxy, si dhe i mjeteve hibride për të përhapur frikë dhe destabilizim është i papajtueshëm me normat e marrëdhënieve paqësore ndërkombëtare;

Duke qenë se Republika e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka në themel të politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë parimet e solidaritetit demokratik, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar;

Duke qenë se populli dhe institucionet shqiptare mbeten të përkushtuara në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që sponsorizojnë ose kryejnë akte terrori;

Kuvendi i Shqipërisë:

  1. Dënon me termat më të ashpër veprimet e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit që mbështesin, mundësojnë ose kryejnë akte terrorizmi, operacione hibride dhe aktivitete destabilizuese në rajone të ndryshme të botës si dhe shpreh solidaritetin e plotë me vendet mike të Gjirit Persik dhe me Turqinë, të cilat janë shënjestuar nga aktiviteti terrorist i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës Islamike të Iranit.
  1. Dënon gjithashtu sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë.
  1. Shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së jashtme.
  1. Dënon aktivitetet e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe entiteteve të lidhura me të për rolin e tyre në mbështetjen e organizatave terroriste, forcave të armatosura përfaqësuese dhe operacioneve destabilizuese.
  1. I bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që :

– të forcojë masat kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga shtetet dhe kërcënimet kibernetike;

– të bashkëpunojë ngushtë me vendet aleate dhe partnere në parandalimin dhe luftimin e financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të lidhura me strukturat shtetërore iraniane;

– të mbështesë nismat në organizatat ndërkombëtare që synojnë përgjegjshmërinë për aktet e terrorizmit, sulmet kibernetike dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare.

– të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste,

– të shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Hollandës dhe një numri shtetesh anëtare të BE-së si dhe vende të tjera, të cilat e kanë ndërmarrë më parë këtë përcaktim.

  1. U bën thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.
  1. Rikonfirmon përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj paqes ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe mbrojtjes së civilëve nga aktet e terrorit.
  1. Udhëzon që kjo Rezolutë t’i përcillet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverive aleate, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë përkatës”.

 

Etiketa: IranRezoluteterrorist

Lajme të lidhura

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit
Aktualitet

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26
Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit
Aktualitet

Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit

13:09 - 17/03/26
Para
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë

Çështja “Bankers”/ SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26

Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e...

Lexo më shumë
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26
Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit

Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit

13:09 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com