GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sara Mile, deputetja e Partisë Socialiste, ka tërhequr vëmendjen së fundmi për ndryshimin e dukshëm në pamjen e saj fizike, kjo pas komenteve të shumta në rrjetet sociale.

Mile ka reaguar publikisht, duke treguar se ndryshimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me  pamjen e jashtme, por edhe me një vendim personal për të përmirësuar shëndetin dhe forcën.

“Në këto 24 orë nuk kam parë thjesht postime, pashë edhe njëherë sa lehtë mund të zhveshësh një grua nga dinjiteti i saj publik, duke e kthyer trupin e saj në një lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.

Po unë jam në ato foto, si isha edhe si jam, po kam qenë edhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur këto kohë. Kjo për mua nuk ka qenë thjesht një estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për mos ta lënë veten pas. Por sot diçka tjetër më dhemb më shumë që një pjesë e shoqërisë tonë është ende kaq e varfër në mendje sa mendon se sa pesha e një gruaje është armë politike.

Disa, sidomos disa burra injorantë gjasme edhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshtin duke të bërë objekt tallje, madje disa me këtë mendojnë se po bëjnë opozitë. Kam kuptuar që rezistenca ndaj inkluzionit trajtohet, unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerëzillëkut, kjo është pandemija jonë e vërtetë.

Kur shëndoshen thonë që e ke nga pushteti, kur dobësohesh prapë nga pushteti, sepse në të vërtetë për disa njerëz problemi nuk është kurrë pesha. Problemi është se je një grua që kërkon falje dhe merr leje për hapësirën që zë.

Unë nuk kam për të kërkuar falje, as për trupin tim, as për rrugën time dhe as për forcën time. Edhe për të gjithë ata që e kuptojnë gjënë pa e gjykuar, po shëndeti është mbi gjithçka, mbi politikën e ulët, mbi gjuhën e helmit. Vlera e një gruaje nuk matet me kilogramë. Vajza edhe gra që më ndiqni, përditë, me apo pa kilogram shtesë, mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni më pak për trupin tuaj, për zërin tuaj, apo për rrugën që keni zgjedhur.

Trupi juaj nuk është arenë gjykimi, është historia juaj, është forca juaj, është jeta juaj, por mbi të gjitha nuk i detyrohesh askujt asnjë shpjegim për trupin tuaj. Deri atëherë, paçi fat me viktimën e radhës për ta kryqëzuar në jetë, unë jam rezistente ndaj baltës më shumë sesa jam sot ndaj inkluzionit, ndërkohë që punoj, por edhe po pres që ligji të marrë në dorë këtë çmenduri online që përdor vajzat si top për të marrë klikime më shumë”, u shpreh Sara Mile.

gijotina.com/

Etiketa: sara mile

Lajme të lidhura

“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Para
Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë hyn sot në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com