Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet është përplasur me një motor të Policisë Rrugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”. Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasja me iniciale J. D. është përplasur me motorin e Policisë Rrugore, i cili drejtohej nga efektivi E. M.
Si pasojë e përplasjes, punonjësi i policisë ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.










Discussion about this post