GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang europian, sipas të dhënave të Eurostat (databaza) që i përkasin vitit 2023.

Vendi ynë ka 12.7% të totalit të popullsisë që përballet me strehim të pasigurt, shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 4%, duke lënë pas vetëm Turqinë me 19.7%. Kjo po ndodh në një kohë që vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja në bregdet dhe në zonat urbane dhe, nga ana tjetër, popullsia rezidente po tkurret me shpejtësi.

Gati një në tetë persona që jetojnë në Shqipëri përballen me mungesë serioze të strehimit, çka tregon për vështirësi të theksuara për të jetuar në banesa të përshtatshme dhe të përballueshme nga ana e kostos.

Në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore, ky tregues është nën 2% në shtete si Malta, Finlanda, Holanda apo Zvicra.

Diferenca është shumë e thellë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve europiane për akses në strehim, çka reflekton nivelin më të ulët te të ardhurave dhe mungesën e politikave efektive sociale për strehimin.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria shfaqet më keq se shumica e fqinjëve, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat vetëm 7 për qind të popullsisë së tyre kanë probleme me strehimin. Vetëm Turqia paraqet një situatë edhe më ekstreme.

Bashkimi Europian e konsideron strehimin si një nga dimensionet më kritike të varfërisë për shkak se prek cilësinë e jetesës, sidomos për shtresat më të pambrojtura.

Strehimi i përballueshëm po bëhet gjithnjë e më i vështirë për Shqipërinë, pasi pagat po rriten shumë më ngadalë se qiratë. Ato ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind, duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti dhe duke u bërë përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, në këtë fillim viti çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në ketë klimë kostosh të larta pagat po rriten më pak. Gjatë tremujorit të tretë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.300 lekë, me një rritje prej 7.3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Pagat e ulëta e bëjnë të vështirë që familjet e varfra të përballojnë kostot e banesave, sidomos në qytetet e mëdha ku çmimet dhe qiratë janë rritur shumë më shpejt se pagat.

Nga ana tjetër, tregu i strehimit është orientuar kryesisht drejt investimit, me një pjesë të konsiderueshme të ndërtimeve të reja që shërbejnë si aset financiar apo për turizëm, dhe jo si strehim i përballueshëm për banorët vendas. Kjo ka ulur ofertën reale të banesave për shtresat me të ardhura të ulëta.

Situata bëhet më e vështirë pasi qeveria shqiptare nuk aplikon politika sociale në drejtim të strehimit të mjaftueshëm për të zbutur problemin që është krijuar. Programet e banesave sociale kanë qenë të kufizuara në shkallë vendi. Në të njëjtën kohë, emigracioni i lartë dhe migrimi i brendshëm nga zonat rurale drejt qyteteve kanë ushtruar presion shtesë mbi tregun urban të banesave, duke rritur kërkesën në zona ku oferta është tashmë e shtrenjtë./ Monitor

Etiketa: kullaShqiperistrehim

Lajme të lidhura

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

11:49 - 23/03/26
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025
Aktualitet

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26
Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci
Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26
Para
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

11:49 - 23/03/26

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike...

Lexo më shumë
shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

11:33 - 23/03/26
Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26
Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

10:52 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com