GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tradhtuan votuesit”, shkarkimi i dy këshilltarëve që mbështetën Salianjin, Berisha: Shkonin vetëm për të marrë rrogën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tradhtuan votuesit”, shkarkimi i dy këshilltarëve që mbështetën Salianjin, Berisha: Shkonin vetëm për të marrë rrogën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe shkarkimin e dy këshilltarëve demokratë në bashkinë e Durrësit, të cilët ishin edhe mbështetës të Ervin Salianjit. Në konferencë me gazetarët, ai tha se ata kanë punuar për Partinë Socialiste dhe se sipas tij ‘kush punon për kundërshtarin ka dalë vetë jashtë partisë’.

Berisha u shpreh se këshilltarët shkonin njëherë në 6 muaj vetëm për të marrë rrogën, por kjo sipas tij bën që ata të kenë tradhtuar votuesit e tyre.

“Në qoftë se ti je në këshill dhe shkon njëherë në 6 muaj sa për të marrë ato lekë, nuk shkon në mbledhje të këshillit për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ti tradhton dhe shkelmon ata që të kanë votuar.

Në qoftë se ti je në këshill dhe përdor pushtetin si këshilltar për të asfaltuar apo për të përfituar favore personale, nuk është ky pse të kanë votuar qytetarët e Durrësit. Jo, qytetarët e Durrësit të kanë votuar për të mbrojtur interesat e tyre, jo për të zgjidhur çështjet e tua personale”, tha Berisha, i cili theksoi se shkarkimi i tyre nuk ka lidhje me me fjalet apo mendimet qe ata kane, por për bashkëpunimin me PS.

“Në mënyrë absolute, çdo bashkëpunim me PS-në dhe qeverinë do të ndahet përfundimisht. Ato kohëra kanë marrë fund për PD-në njëherë e mirë. Kështu që, nuk ka asnjë lidhje me ato që thoni ju, le ta lidhin kush të dojë. Ka një statut që është zbatuar plotësisht për të gjitha. Është procedurë e degës, i ka kërkuar qendrës dhe qendra ka mbajtur qëndrimin e saj për qëndrimet e tyre, jo fjalët e tyre. Nuk mund të dënohet kush për mendimin dhe fjalën.

Në qoftë se bën fushatë për PS, në qoftë se përdor pushtetin për qëllime personale, jo, nuk shkon ajo. E kam thënë këtu tek ju, është nënkryetare e bashkisë në Tropojë, ajo ka ndërtuar një urë në një përrua pranë shtëpisë së vet. Ajo është në gjykatë sot, e ka dërguar PD atë për gjykim. Ka përdorur pushtetin për interesa personale. Nuk mund të kemi dy standarde ne. Jo. Kjo është shumë e thjeshtë. Megjithatë, kjo parti ka institucionet e veta, është e hapur. Ata kanë të drejtë të ankohen. Por nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin. Jo, nuk ka asnjë gjë të tillë. Nuk mund të ketë”, u shpreh kreu i PD.

Etiketa: berishakeshilltareSalianji

Lajme të lidhura

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari
Aktualitet

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)
Aktualitet

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

14:24 - 11/07/26
Para
Bardhi-Ramës: Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët!

Bardhi publikon videon që i kujton Ramës ‘Noc Rrokun’: Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim...

Lexo më shumë
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

15:08 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com