Në një lidhje online nga SHBA, Kokalari tha në Report TV se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan që ky i fundit ishte thjeshtë një konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollarë, dhe jo lidhje e kryedemokratit në administratën Trump.
“Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, pro PD-ja humbi 35% yë votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”,- tha Kokalari.
Kokalari garanton se nëse ajo arrin të bëhet kryetare e Partisë Demokratike, kjo e fundit do të dalë përfundimisht nga izolimi ndërkombëtar që po përjeton për shkak të Berishës, Gjithashtu, thekson se zgjedhje e saj në krye të PD-së i jep autoritetin e duhur për të denoncuar në Kongresin amerikan çështjen e korrupsionit në Shqipëri.
“Kam siguri se di si ta prezantoj çështjen në Uashinhgton. Nëse unë do të isha në krye të PD-së, do shkoja në Kongres dhe do të flisja ndryshe. Përderisa nuk kam një pozicion në Kryesi, duhet ta kisha pranuar nënkryetaren atëherë”,- tha Kokalari.
“Asnjë nuk mund të bëjë punë më të mirë për prezantimin e korrupsionit në Shqipëri, se sa unë në Uashington D.C.”,- shtoi ajo.
Kokalari deklaron me bindje se “unë Sali Berishën e mund në mënyrë absolute, nëse nuk manipulon votat”.
“Ai është institucioni. Ky është problemi. Kryetari në hijë i Partisë Demokratike është Shkëlzen Berisha dhe unë nuk kam ndërmend të mbyll gojën dhe të mos flas aty, se po fole do të të heqë Shkëlzen Berisha”,- tha Kokalari.
Evi Kokalari thotë se për momentin ajo është shpresa e vetme e Partisë Demokratike për të rikuperuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të ardhur në pushtet.
Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e PD-së, thotë dy kandidatët e tjerë, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të rimëkëmbur partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, pasi “Berisha pagoi 10 milionë dollarë për të hequr ‘Non Gratën’ dhe LaCivita-n dhe nuk arriti të bëjë gjë. Kur nuk arrin Berisha imagjinoji këta të tjerët”.
Shkëlzen Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin si kandidat për Bashkinë Tiranë, pasi ai është i dobët, dhe Erion Veliaj do t’i jepte në shkëmbim lejen për ndërtimin e Kullës së ‘Malit’ në kryeqytet.
Kështu deklaroi këtë të mërkurë në “Frontline” Evi Kokalari, e cila synon të garojë për kryetare të Partisë Demokratike.
Kokalari u zotua se nëse një ditë zgjidhet kryeministre e Shqipërisë, ajo të sekuestrojë pasuritë e familjes Berisha, të cilat i quajti dhe të vjedhura.
“Jam censuruar nga televizionet e atyre sepse i kam thënë privatisht se ju jeni në pazar dhe e donin Këlliçin, dhe kur e ekspozova ata e mbronin Belind Këlliçin dhe nuk e kuptoja përse, por ju duhej për ta vënë përballë Veliajt për marrë leje për ‘Kullën e Malit’. Mendon realisht Shkëlzen Berisha që kur të mbaroj Kulla e ‘Malit… kur unë të jem kryeministre ajo do të ngrijë si aset. Ti nuk do marrësh asnjë lekë nga ajo. Ai pallati do të bllokohet pasi ti i ke hedhur lekët e ke ndërtuar. Unë do të merren më të gjithë pronat që keni vjedhur”,- tha Kokalari.
Aktivistja, e cila asokohe mbështeti Berishën pa rezerva, pretendon se Belind Këlliçi ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, për të fituar një vend në Kryesi.
“Kam ruajtuar votat e Këshillit Kombëtar. Kam ruajtuar votat e Kryesisë, kur është bërë Kryesia. Oerd Bylykbashi është bërë nënkryetar vetëm prej meje. Atë ditë unë kam qenë në Nju Jork dhe i kam dërguar tekst çdo kryetari dege të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë, ditën e votimeve. Ndërkohë që vazhdoja i thoja Berishës mos e fut Këlliçin, se Këlliçi ka manipuluar votat dhe Oerdi e dinte që duke fuqizuar Këshillin, duke futur njerëzit e vet 40-50 veta, dhe prandaj doli më i votuari meqë ra fjala, ne e dinim që do merrte pozicionin e nënkryetarit. Kam qenë unë kam thënë kjo ka ndoidhur dhe ky është Luli Basha numër 2 dhe pas asaj ai më hodhi në gjyq”,- tha Kokalari.
Evi Kokalari thotë me bindje se nuk ndihet aspak e sfiduar nga Ervin Salianji dhe Alesia Balliu në garën për kryetarin e Partisë Demokratike.
Ndërsa theksoi se edhe Sali Berishën do ta mundë nëse zgjedhjet brenda partisë nuk manipulohen, Kokalari deklaroi se gëzon mbështetje masove nga demokratët e Rithemelimit.
“Në radhë të parë te Rithemelimi kam shumë më shumë mbështetje se çka kandidati tjetër, atë gocën tjetër nuk e konsideroj fare. As nuk e di fare pse ka hyrë, Por personi tjetër nëse mendon se ka më shumë mbështetje se unë në Rithemelimin, është një budallik i madh sepse Rithemelimin e ngrita”,- tha Kokalari.
“Më 8 janar hidhte gazin drejt demokratëve të Rithemelimit, ata nuk e kanë harruar. Personi që do të marrë PD-në dilte me shkop bejsbolli. Nuk ka mbështetje, 100 veta në Fer nuk janë mbëhstetje”,- shtoi më tej ajo për Salianjin. /Report TV










Discussion about this post