GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë për drejtuesit e mjeteve.

Punimet për instalimin e sistemit të pagesës janë drejt përfundimit, ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer testimet finale për të siguruar funksionimin e plotë të tij. Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe e gjithë infrastruktura mbështetëse po kalojnë në verifikimet e fundit, në mënyrë që procesi i tarifimit të nisë pa probleme.

Sipas skemës së parashikuar, tarifat do të variojnë nga 100 lekë për motoçikletat deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat, pagesa do të jetë 250 lekë për një kalim, ose 500 lekë vajtje-ardhje. Ndërkohë, 500 lekë do të paguajnë mjetet me karroceri, ndërsa për furgonët dhe autobusët tarifa do të arrijë në 1000 lekë.

Vendosja e këtyre tarifave pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri më tani e kanë shfrytëzuar tunelin pa pagesë. Mbetet ende e paqartë nëse do të aplikohen lehtësi apo tarifa të reduktuara për banorët rezidentë të zonës.

Tuneli i Llogarasë konsiderohet një investim i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit drejt jugut të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit por brenda pak muajsh nga ndërtimi ka shfaqur defekte serioze në infrastrukturë.

Për shkeljet me tenderin e ndërtimit të Tuneli i Llogarasë, SPAK ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, bashkë me ish-kreun e ARRSH, Gentian Gjyli, si dhe Erald Elezi, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve. Të tre akuzohen për shkelje të barazisë në tenderin me vlerë 190 milionë euro.

Etiketa: Kryesore1llogarapagese

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com