GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të armëve. Fillimisht, më 10 mars, dy të rinj u arrestuan në posedim të 6 pistoletave SigSauer të ardhura nga Mali i Zi – armë moderne të cilat kushtojnë nga 1500 deri në 3000 euro copa në treg të zi.

Një javë më vonë, një 46-vjeçar u ndoq nga policia në fshatrat e Tiranës dhe u kap me 2 kallashnikovë, tritol dhe 1500 fishekë.

Të marra veç e veç, të dy rastet përfaqësojnë format e zakonshme të trafikut të armëve në Shqipëri; një treg që, sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, u përshtatet qoftë organizatave të pasura kriminale që kërkojnë armë moderne, qoftë atyre që kërkojnë armë të lira dhe të trashëguara nga depot ushtarake të grabitura në vitin 1997.

Të dhënat nga komunikimet ditore të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës tregojnë një lulëzim të trafikut ilegal të armëve në vend. Vetëm në tre muajt e fundit, policia dhe prokuroria kanë zhvilluar 8 operacione kundër grupeve të trafikut të armëve, duke arrestuar 16 persona dhe duke kapur 38 armë, sasi të konsiderueshme municioni dhe eksplozivë. Në katër operacione të tjera, në të cilat nuk janë ngritur akuza trafikimi, policia kapi baza me armatim, përfshirë një “depo” me eksplozivë, 11 granata, tre armë zjarri dhe 9 mijë fishekë.

Shifrat janë në rritje krahasuar me dy vjet më parë, ku përgjatë gjithë vitit u shënuan 14 raste të trafikimit të armëve gjithsej. Por sipas Prokurorisë së Tiranës, shifrat tregojnë një nivel më të lartë të zbulueshmërisë përmes metodave speciale të hetimit.

“Nuk është pasojë e rritjes së trafikut, por është arritur të sigurohet informacion,” tha prokurori Ritvan Suka, drejtues i Seksionit për Trafiqet, Narkotikët dhe Krimet e Rënda Kundër Jetës në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas ekspertëve, sasia e armëve në qarkullim përbën një prej rreziqeve kryesore për sigurinë e vendit.

“Përtej pjesës statistikore, trafiku i paligjshëm i armëve mbetet një çështje e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Një faktor kyç lidhet me faktin se trafikimi i armëve nuk është zakonisht një qëllim në vetvete, por funksionon si një aktivitet mbështetës për forma të tjera kriminaliteti,” tha Romario Shehu, kërkues për çështjet e sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Trekëndëshi i Ballkanit

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës tregojnë se trafiku i armëve është i lidhur ngushtë me vendet fqinje. Armët e reja vijnë kryesisht nga Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa nga këtu trafikohen kallashnikovë të vjetër, municione dhe eksplozivë që gjenden me lehtësi.

Një nga tiparet më të theksuara është kthimi i Shqipërisë në një nyje lidhëse për trafikun e armatimeve në rajon. Përtej mbetjeve të vjetra, tregu i zi furnizohet me armë të reja përmes kufijve tokësorë.

Për Ritvan Sukën, rrugët e trafikut janë të përcaktuara qartë nga kërkesa dhe gjeografia.

“Rrymat kryesore të trafikut të armëve që hyjnë në Shqipëri janë nga Kosova dhe Mali i Zi,” thekson Suka. Sipas tij, kjo dinamikë nuk vlen vetëm për importin ilegal drejt grupeve kriminale shqiptare, por edhe për rastet kur Shqipëria përdoret si urë kalimi, apo rastet kur armët trafikohen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

“Kjo vlen edhe për rastet e trafikut në dalje. Edhe pse ka raste sporadike të armëve që kapen në port apo aeroport drejt Italisë dhe vendeve të BE-së, kjo është më e rrallë,” shton ai.

Armët që hyjnë nga fqinjët veriorë dhe verilindorë shpesh kanë si destinacion tregun e brendshëm, ose kalojnë përmes rrugëve detare drejt Perëndimit. Të dhënat publike të Policisë së Tiranës tregojnë se gati gjysma e armëve të kapura në operacionet e zhvilluara në tre muajt e fundit vinin nga Kosova dhe Mali i Zi, kryesisht pistoleta moderne Glock dhe SigSauer.

Prokurori Suka thotë se kjo vjen për shkak të kërkesës për armë të reja, kryesisht nga grupet kriminale, edhe pse arma më e përdorur nga krimi mbetet kallashnikovi, i cili gjendet lehtësisht nga stoqet e vjetra.

“Ekziston kërkesa për armë të reja, gjë që nxit trafikun,” paralajmëron Suka. “Armët e ’97-ës janë të vjetra, ndërsa ato që trafikohen janë më moderne dhe më cilësore”, tha ai, ndërsa shtoi se ka krime specifike ku përdoren armë të trafikuara që nuk gjenden rëndom në Shqipëri.

Ekziston gjithashtu një kërkesë për “armë të pastra”, të paregjistruara dhe pa histori kriminale.

“Trafikimi i armëve është një problem i përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Raporti i Europol 2025 për krimin e organizuar vlerëson se rajoni i Ballkanit Perëndimor vijon të jetë një burim kyç i armëve të paligjshme që trafikohen drejt Bashkimit Evropian”, tha eksperti i IDM-së, Shehu.

Sipas Shehut, ashtu si kërkesa, edhe oferta për armë zjarri dhe lëndë plasëse të trafikuara mbetet e lartë.

“Në kontekstin rajonal, studimet tregojnë se trafiku i armëve shërben kryesisht për të lehtësuar aktivitete të tjera më fitimprurëse, si trafiku i drogës, trafikimi i emigrantëve, trafikimi i qenieve njerëzore, apo kontrabanda e mallrave”, theksoi Shehu.

Hetime komplekse

Analiza e të dhënave të regjistrit të Prokurorisë së Tiranës për vitet 2025 dhe 2026, të marra përmes një kërkese për informacion, tregon se një pjesë e mirë e hetimeve për nenin 278/a (Trafikimi i armëve dhe i municionit) kalojnë në statusin e pezullimit ose mbeten në fazë hetimi për periudha të gjata.Disa prej procedimeve janë në hetim që prej vitit 2022 apo 2023 dhe figurojnë ende të hapura.

Megjithatë, zgjatja e hetimeve dhe pezullimi i këtyre dosjeve nuk shihet domosdoshmërisht si një dështim, por si një hap i diktuar nga natyra transnacionale e krimit dhe kufizimet e të dhënave fillestare.

“Hetimet e vjetra mbeten të tilla kryesisht për shkak të çështjeve që janë ndarë dhe kompleksitetit të tyre,” shpjegon prokurori Suka, duke sqaruar mekanizmin procedural. “Duke qenë se bëhet fjalë kryesisht për trafik, ka elementë dhe persona që ndodhen jashtë Shqipërisë, gjë që kërkon kthim-përgjigje të letërporosive e të tjera”.

Në raste të tilla, prokuroria detyrohet t’i ndajë çështjet, duke dërguar për gjykim rastet e personave të arrestuar në Shqipëri dhe duke mbajtur në hetim rastet e atyre që janë në kërkim në vende të treta.

Për ekspertin Shehu, teknologjia pritet ta bëjë edhe më të vështirë punën e policisë dhe prokurorisë për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Përdorimi i tregtisë nëpërmjet internetit për trafikimin e armëve të zjarrit, komponentëve, municioneve dhe lëndëve plasëse, si në internetin e zakonshëm ashtu edhe në ‘dark web’, pritet të bëhet gjithnjë e më i përhapur”, thotë ai.

Ndërkohë, pavarësisht importeve nga vendet fqinje, Shqipëria mbetet peng i së kaluarës së saj. Romario Shehu vë në dukje se trashëgimia e vitit 1997 është ende një faktor i lartë rreziku./BIRN

 

Etiketa: ArmeBallkanShqiperi

Lajme të lidhura

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com