GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një rast të ndodhur sipas tij në Lezhë ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se dy qytetarë, të cilët njihen për qëndrimet e tyre kundër qeverisë, janë provuar nga liria dhe janë liruar më pas vetëm kur kryeministri Rama ka mbaruar aktivitetin e tij.

Ai ka bërë thirrje për hetimet mbi ngjarjen ndërsa shton se kushdo që ka dhënë urdhrin në fakt Meriton të jetë në qeli.

Postimi i plotë:

Qytetarët humbën lirinë se po kalonte Edi Rama, duhet hetim i menjëhershëm!

Dy qytetarë në Lezhë kanë humbur dje lirinë mbi 4 orë, për shkak se aty po bënte një vizitë Edi Rama. Qytetarët nuk po bënin asgjë, ishin në punën e tyre. Ata u ndaluan sepse njihen për qëndrimet e tyre kritike. Janë liruar pasi kryeministri ka mbaruar aktivitetin.

Nuk është një sinops për letërsi, as pjesë nga romanet e Mario Vargas Llosa që përshkruan diktaturat e karaibeve.

Është një ngjarje që ka ndodhur në mes të ditës, në vendin që po hap e mbyll kapitujt me Brukselin. E konfirmuar madje nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, e cila pranon se e ka kryer këtë veprim për të parandaluar ndonjë protestë të mundshme.

Njëri nga të ndaluarit ka probleme pasi po i merret prona në Rrjoll. Tjetri, ka pakënaqësi ndaj qeverisjes. Të dy mund të jenë mbështetës të Opozitës, ose ndoshta thjesht nuk duan qeverinë.

Ky është një zhvillim dramatik. Këta janë të burgosur të ndërgjegjes të regjimit të ri në vend.

Asnjë shqetësim nuk do të kishin ata nëse do të ishin militantë të rilindjes, patronazhistë, apo nëpunës. As anëtarët e bandave që janë aktive në këtë zonë, nuk patën telashe dje me vizitën e Edi Ramës.

Vetëm protestuesit e mundshëm, ata që kërkojnë të drejtat e tyre, që nuk pajtohem me një qeveri e kryeministër të korruptuar, përfunduan në qeli.

Edi Rama e di mirë se në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo vend ku mund të ketë kontakt me qytetarët, ai do të marrë atë që ka mbjellë. Pakënaqësinë deri në revoltë të njerëzve. Dhe i vetmi mjet që i ka ngelur për t’u mbrojtur, është forca dhe policia.

Dhe ky pretendon se po çan përpara në rrugën e integrimit europian.

I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë arbitraritet e për këtë heqje të paligjshme të lirisë ndaj dy qytetarëve. Urdhëruesi dhe zbatuesi i kësaj mase, e ka në fakt vendin në qeli.

As komisariatet, as forcat speciale, as mjetet ushtarake nuk do ta ndihmojnë Edi Ramën të qëndrojë në detyrë.

Bashkohemi me 17 prill para zyrës së krimit e korrupsionit më të motivuar, më të vendosur për të shpëtuar Shqipërinë.

Etiketa: KelliciprotestuesRama

Lajme të lidhura

OSHEE njofton se në këto 8 zona do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nesër
Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh

12:12 - 12/09/26
Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione
Aktualitet

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

12:04 - 12/09/26
Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Korçës, emërohet shefi i ri i Qarkullimit Rrugor (Emri)

12:00 - 12/09/26
Para
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSHEE njofton se në këto 8 zona do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nesër
Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh

12:12 - 12/09/26

Një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së...

Lexo më shumë
Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

12:04 - 12/09/26
Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën

Ndryshime në Policinë e Korçës, emërohet shefi i ri i Qarkullimit Rrugor (Emri)

12:00 - 12/09/26
Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet

Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet

11:56 - 12/09/26
Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës

Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës

11:39 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com