GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi në Kuvend: Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi në Kuvend: Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla iu përgjigj Tabakut dhe deputetëve të tjerë të opozitës mbi debatin për zhvillimin e mocionit me debat për procesin e integrimit. Balla u shpreh se në thelb opozita e kërkon me ngulm debatin edhe në Konferencën e Kryetarëve, por nuk jep datë se kur, ndërsa propozimi socialist është për datën 14 maj, në Javën e Europës.

Balla u shpreh se mazhoranca nuk e ha presionin e PD-së për miratimin me ngulm të propozimeve të tyre për ligje. Ai shtoi se PD nuk ka votuar asnjë ligj të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së, Gazmend Bardhi tha se PS e ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit teksa iu përgjigj deklaratave të bëra më herët në Kuvend nga Taulant Balla.

Bardhi u shpreh se opozita ende nuk është informuar se cila është lista e nevojshme me ligjet për t’u përafruar me legjislacionin e BE, edhe pse është kërkuar disa herë.

Ai theksoi se maxhoranca s’mund të akuzojë opozitën që s’i ka votuar ligjet për sa kohë janë ata që i kanë mbajtur të fshehta.

“Për kërkesën që sapo hodhët në votim është në shkelje të rregullores së kuvendit, rregullorja e kuvendit, pika 2 e nenit 98, ju detyron që të propozoni kur nuk ka mirëkuptim një datë që nuk mund të jetë kurrë më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit. Se di me matematikën tuaj e llogarisni 30  ditë 5 muaj, sepse kërkesa jonë është e datës 5 nëntor.

Ju vini me propozim që mocioni të zhvillohet në javën e parë apo të dytë të majit, në shkelje të rregullores. Për të vijuar me listën që tundi kolegu, grupi i PD ka kërkuar listën e draftligjeve që ky kuvend duhet të miratojë në kuadër të integrimit. Ka kaluar në 6 muaj, se kush është lista e ligjeve të nevojshme në kuadër të procesit.

E kemi kërkuar më shumë se 10 herë. Dhe vini këtu e tundni një listë ju nuk keni votuar ligjet. Nga ta dimë se kush janë ligjet ku jemi të përjashtuar nga procesi. Na i jepni t’i dimë se kush janë ligjet, ne nuk jemi këtu fasadë e juaj. “, tha Bardhi.

 

Etiketa: BardhiintegrimKryesore1

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
Boçi godet Ramën pas arrestimit të Mogherinit: Ky është “suksesi” që na shisnit

'E keni shndërruar Kuvendin në tualet'/ Boçi: Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com