GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e 31 e Kategorisë Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit në sfidën me Partizanin me rezultatin 3-0, një ndeshje ku skuadra e Gvozdenovic iu dha një leksion të mirë Të Kuqve.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte argëtuese me skuadrat që kërkuan golin që në minutat e para. Elbasani tentoi me Ze Gomes, ndërkohë që Partizani u kundërpërgjigj me Sidibe. Në minutën e 20, Elbasani mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit të Mustës me karton të kuq si mbrojtësi i fundit, një vendim që u dha nga sistemi VAR pasi arbitri fillimisht e kishte ndëshkuar me karton të verdhë. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi tifozët hodhën sende në fushë me Kasën që mori shiritin e kapitenit që foli me ta për t’i qetësuar gjërat. Ndeshja rifilloi por deri në fundin e pjesës së parë rezultati mbeti 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë Elbasani fitoi një 11 metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonë të futbollistëve të Partizanit. Ze Gomes shkoi te pika e bardhe por portieri Qirko e priti gjuajtjen e tij. Megjithatë penalltia u përsërit pasi gardiani i Të Kuqve kishte lëvizur këmbën nga vija e portës. Ze Gomes ekzekutoi edhe njëherë 11 metërshin dhe këtë radhë u tregua i saktë duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Elbasanit. Goli i dha krahë Elbasanit që edhe pse në inferioritet numerik u shfaq i rrezikshëm në portën e Partizanit që nga ana e tij dukej i tulatur. Në minutat e fundit Partizani pati shansin më të mirë për të barazuar teksa gjuajtja e një prej futbollistëve të gtij u ndal nga tramversa. Dhe po nuk shënove do të pësosh, rregulli i pashkruar i futbollit gjeti menjëherë zbatim nga Elbasani që shënoi golin e dytë me Tsague. Por verdheblutë nuk e lanë me kaq dhe në minutat shtesë i dhanë përfundimisht goditjen e knockoutit duke shënuar golin e tretë me Kasën për të fiksuar fitoren 3-0 të Elbasanit që ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë, ndërsa Partizani del për momentin jashtë zonës së playoffit teksa mbetet me 44 pikë po aq sa edhe Dinamo që e parakaloi në klasifikim.

gijotina.com/

.
Etiketa: AF Elbasani

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve
Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Sport

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Para
Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës

Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie
Aktualitet

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26

Agjencia e Mbikëqyrjes në sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka kryer së fundmi një kontroll në IEVP Shkodër, në...

Lexo më shumë
SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

17:16 - 10/09/26
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

16:49 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com