GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat)

10:10 - 15/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave të tyre.

Prokuroria Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e llogarive bankare të gjashtë shoqërive tregtare, me një vlerë totale prej rreth 73 milionë lekësh, të dyshuara për përfshirje në skema mashtruese me TVSH dhe fshehje të të ardhurave.

Konkretisht bëhet fjalë për subjektet:

-“OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;
-“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;
-“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);
-“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);
-“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe
-“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).

Sipas organit të akuzës, nga hetimet rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Sipas njoftimit zyrtar, këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

“Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:

Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;
Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;
Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa, sipas organit të akuzës nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.

Etiketa: Gjykatakompanisekuestro

Lajme të lidhura

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nga apartamentet te bizneset, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit të drogës (Emri)

11:44 - 21/04/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren

11:18 - 21/04/26
Para
Këlliçi: Vetëm dy janë përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!

Këlliçi: Vetëm dy janë përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nga apartamentet te bizneset, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit të drogës (Emri)

11:44 - 21/04/26

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e një sërë pasurish që i përkasin Arjan Hykës, i dënuar për trafik droge...

Lexo më shumë
Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

11:33 - 21/04/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren

11:18 - 21/04/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti demokrat: Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’i përgjigjemi me të njëjtën gjuhë

11:00 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com