GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra

09:34 - 25/04/26
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e Kryesisë, ku ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm politik lidhur me postin e presidentit.

Sipas deklarimeve, partia është tërhequr nga synimi për të mbajtur postin e kreut të shtetit dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike.

Në këtë kuadër, Vetëvendosje ka ftuar Partinë Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të bashkëpunojnë për të propozuar së bashku tre emra për president.

Qëllimi i kësaj nisme, sipas partisë, është shmangia e zgjedhjeve dhe arritja e një konsensusi të gjerë politik për institucionin më të lartë të shtetit.

Deklarata e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbrëmë mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u diskutuan zhvillimet politike si dhe veprimet e qëndrimet e nevojshme në shërbim të interesit publik e shtetëror dhe të mirës së përgjithshme e të përbashkët.

Në situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit dhe dëmin e madh që do t’i shkaktonte vendit një proces i panevojshëm dhe i përsëritur zgjedhor, Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë për të gjetur zgjidhje.

Pavarësisht propozimeve tona të shumta dhe gjeneroze, përgjigjja që kemi marrë ka qenë vetëm refuzimi.

Në këto rrethana, për të shmangur një proces tjetër zgjedhor që nuk zgjidh gjë, dhe për të ruajtur stabilitetin institucional, Lëvizja VETËVENDOSJE! ndërmerr edhe një hap tjetër me një propozim të ri, konkret dhe përbashkues.

Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.

Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.

Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.

Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të përpiqemi dhe angazhohemi së bashku, sepse është detyrë e jona që buron nga përgjegjësia që na e kanë bartur qytetarët e Republikës së Kosovës.

Etiketa: emraKurtiPresident

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Breaking Views

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

20:36 - 24/04/26
Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg
Breaking Views

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

19:15 - 24/04/26
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij
Kosovë & Rajon

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij

09:28 - 24/04/26
Para
Tabaku denoncon nga Babrruja: Qeveria ia grabit tokën pronarit dhe ia jep kompanisë KAYO

Tabaku denoncon nga Babrruja: Qeveria ia grabit tokën pronarit dhe ia jep kompanisë KAYO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës
Aktualitet

Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

12:44 - 25/04/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se protesta e opozitës është një zgjedhje e qëllimshme politike që synon rrëzimin...

Lexo më shumë
Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare

Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare

12:40 - 25/04/26
Berisha: Rama mbetet kryeministri më mizogjen në Europë, ndërsa Balla është njeriu që porosit vrasje

Berisha: Rama mbetet kryeministri më mizogjen në Europë, ndërsa Balla është njeriu që porosit vrasje

12:25 - 25/04/26
Rama paralajmëron kryebashkiakët: Mos rikandidoni nëse nuk bëni 10 agroturizma!

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Mos rikandidoni nëse nuk bëni 10 agroturizma!

12:10 - 25/04/26
Derbi i kryeqytetit ndez Superioren! Tirana–Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave

Derbi i kryeqytetit ndez Superioren! Tirana–Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave

11:49 - 25/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com