GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mali i Zi merr ‘OK’, Shqipëria rri në pritje”, Ditmir Bushati: Pa luftë reale ndaj korrupsionit, nuk ka BE

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Një urë për të ardhmen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka shprehur kritika ndaj ritmit të reformave në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk ka arritur ende të sigurojë mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për avancimin në procesin e integrimit.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Bushati u shpreh se disa vende të BE-së mbeten në pritje të rezultateve konkrete nga Shqipëria, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ende nuk është arritur masa kritike e mbështetjes nga vendet anëtare… presin prova të pakundërshtueshme të vullnetit tonë politik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi ai.

Teksa ka folur për kontekstin e ri ndërkombëtar, ish-ministri theksoi se zgjerimi i BE-së po shihet si një element strategjik për forcimin e rolit të Europës në arenën globale.

“Tani procesi i zgjerimit në BE po shihet si pjesë e konsolidimit të projektit europian dhe rolit të Europës në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Bushati.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për reforma të thelluara në fushën e sundimit të ligjit dhe për një qasje më të qartë gjeopolitike nga Shqipëria.

“Në këtë kontekst, nevoja për linjzim gjeopolitik dhe për reforma të vërteta të thelluara në fushën e sundimit të së drejtës është më e madhe se kurrë”, u shpreh Bushati.

Bushati solli si shembull zhvillimet në rajon, duke përmendur përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE si një sinjal pozitiv.

“Vendimi për të filluar projektimin e traktatit të aderimit për Malin e Zi dërgon një mesazh të qartë politik në rajon”, theksoi ai.

Në fund, ai apeloi për përgjegjësi nga klasa politike shqiptare, duke e cilësuar integrimin si një mundësi që nuk duhet humbur.

“Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk duhet shpërdoruar”, u shpreh Bushati.

Video-mesazhi i Ditmir Bushatit:

Si sot 17 vjet më parë Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian. 17 vjet më pas unë ndodhen në Slloveni me ftesë të presidentit Pahor, në kuadër të grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar me kolegë nga vendet e rajonit, dhe me përfaqësues të qeverive të vendeve anëtare kyçe të Bashkimit Europian në lidhje me rrugën tonë drejt BE.

Tani procesi i zgjerimit në BE, po shihet si pjesë e konsolidimit të projektit europian dhe pozicionimit dhe rolit të Europës në arenën ndërkombëtare krahas aktorëve të tjerë me peshë globale. Në këtë kontekst nevoja për linzim gjeo-politik dhe për reforma të vërteta të thelluara në fushën e sundimit të së drejtës është më e madhe se kurrë. Lajmi më i mirë nga rajoni, është ai për Malin e Zi, vendimi i vendeve anëtare për të filluar projektimin e traktatit të aderimit të Malit të Zi në Be, çka dërgon një mesazh të qartë politik në rajon se vendet e BE janë të gatshme për ta mikpritur Malin e Zi si vendin e 28 i BE-së.

Për Shqipërinë diskutimet për IBAR, për raportin e piketave të ndërmjetme në fushën e sundimit të së drejtës po vazhdojnë. Ende nuk është arritur masa kritike e mbështetjes nga vendet anëtare, mesa duket një pjesë e tyre nuk e kanë thënë vendimin përfundimtar dhe presin prova të pakundërshtueshme të vullnetit tonë politik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Uroj shumë që ditët dhe javët në vijim, IBAR të miratohet dhe Shqipëria të futet gjithashtu me Malin e Zi në rrugën e përmbylljes së bisedimeve për anëtarësim. Uroj shumë që e gjithë klasa politike shqiptare duke nisur nga qeveria ta ketë lexuar drejt këtë kontekst të ri gjeopolitik dhe këtë dashamirësi të vendeve të Bashkimit Europian dhe të jemi në lartësinë që na thërret historia duke mos e shpenzuar këtë moment të rëndësishëm historik.

Etiketa: bushatikorrupsionKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion
Aktualitet

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:58 - 22/06/26
“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
Para
Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kosova nuk del dot nga kriza, dështon votimi për presidentin dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion
Aktualitet

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26

Beth Bailey Fox News Qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama është nën presion në rritje, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të dalin në...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:58 - 22/06/26
Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

09:14 - 22/06/26
“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis