Në një intervistë në “News24” Ibsen Elezi, ish-kryetar i deges PD, Kukes, u shpreh se Ervin Salinji duhet të ishte kandidat për garën për kryetar në PD.
“Problemi është që bashkësia e rregullave buron nga statuti, dhe rregullorja e PD ka një periudhë të gjatë, nuk kanë ekzistuar këto rregullore. Nuk mund të funksionojë një parti vetëm me statut. Çdokush duhet të njihet me kriteret duhet të jenë transparente. PD e ka quajtur burgosje politike dhe Salianjin e shpallën hero. Sipas qëndrimeve të PD ky penalitet nuk duhet të ishte për Salianjin sepse e theksova i kanë thënë hero. Dhe Salianji ka marrë një barrë për partinë, në përballje politike me kundërshtarin politik. Dhe barra e penalitetit të zotit Salianji i lind drejtpërsëdrejti nga penaliteti që i kanë dhënë strukturat e kësaj partie. Por më pas a e ka marrë vetë Salianji, pak rëndësi ka kjo. Por Salianji duhet të ishte kandidat, sepse nuk mund të përjashtohej nëpërmjet këtij neni, sepse kjo e fut PD në një qorrsokak tjetër, sepse një ditë të shpallin hero dhe një ditë armik bëhesh subjekt i pabesueshëm. Por Basha pa asnjë rregull përjashtoi Sali Berishën gjithsecili thotë se mund tëmë përjashtojë edhe mua nesër. Pra krijon idenë se nuk ka rregull dhe se humbet besimi”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës Ibsen Elezi nënvizoi se një forcë politike duhet të përmirësohet dhe jo të degradohet në gjendjen që është PD sot.










Discussion about this post