GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Artan Sako, fitues i fshehtë i tenderit 1.1 MLD lekë/ Shembi 2 autostrada në Juglindje, ndërsa Anuela Ristani i jep rrugën në Zall-Herr

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, realizon një koktejl të rrallë korrupsioni. Për ndërtimin e një rruge fshati bashkon oligarkët Arben Çela, Sandër Shpati dhe Artan Sako. Me siguri ideja ka qenë Sakos, pronarit të firmës “2T” shpk. Ky po kërkon këto muaj të mos shfaqet hapur nëpër projekte rrugësh, pasi është nën hetim nga prokuroria për shembjen e disa rrugëve të ndërtuara prej tij. Në këtë rast, Sako del si kompani mbështetëse e fituesve të tenderit Arben Çela dhe Sandër Shpati.

Tenderi i Bashkisë Tiranë synon asfaltimin e një rruge afro 1.3 km në fshatin Kasallë të Zall Herrit. Për këtë segment janë planifikuar nga buxheti i bashkisë 1.1 miliardë lekë. Ky është projekt i vizatuar enkas për fituesit e tenderit!

Një destinacion që i ha lekët për të distaën herë, por boanorët vazhdojnë vuajnë mungesën e infrastrukturës.

Fshati Kasallë është krijuar në vitin 2000 dhe është miratuar si zonë urbane me Vendim të Këshillit Kombëtar të Rregulllimit të Territorit në vitin 2004. Aty jetojnë rreth 550 familje me një popullsi prej 3170 banorë. Fshati ka një shkollë të mesme, një qendër shendetësore një kishë dhe një xhami. I mungon rruga dhe uji.

Projektet nuk kanë munguar, tenderat janë në letra, premtimet nuk janë mbajtur.

Fshati u bë me rrugë në vitin 2017.  Ky është dokumeneti i tenderit 416 milionë lekë fituar nga kompania BE-IS e Hamz Islamajt.

Nga rruga mbeti vetëm gjurma. Në shtator 2021, një kompani projektuese, bazuar në dokumentet e publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, thekson se ndërhyrja në këtë segment rrugor është parë e domosdoshme nisur nga gjendja ekzistuese, pasi aktualisht ai nuk është i asfaltuar. Bëhet fjalë për vazhdimin e rrugës së ndërtuar nga Bashkia më 2017, me objekt ‘Rruga për në fshatin Kasallë.’

Pasi Veliajn e mbyllwn nw burg pwr korrupsion, premtimet po i mban Anuela Ristani.

Herë pas here bashkia çon ndonjë fadromë që mbush gropat. Kjo është situata e rrugëve të fshatit para zgjedhjeve të vitit 2025, ku punëtorët sheshojnë gropat.

Por këto ditë, me firmën e Ristanit, Kasallën e kanë marrë në dorë tre oligarkë. Është fjala për tenderin  me objekt “Rehabilitimi rrugës kryesore të fshtatit Kasallë”

Fondi limit i caktuar është 107.6 milionë lekë (të reja) me burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Për rrugët rurale toleranca e autoriteteve është më e madhe, kështu që në tenderin e mbajtur më 27 shkurt 2026, aplikuan 34 kompani.

Pjesëmarrja e tyre do të mbahet shënim nga stafi i Anuela Ristanit, por këtë radhë fituesi duket i paracaktuar.

Tenderit i është akorduar nga Open Data Albania një “Flamur i kuq” që tregon riskun e korrupsionit. Shënimi e përshkruan procedurën e prokurimit me këtë shënim:

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Bashkimi i operatorëve “UDHA” shpk, me pronar Arben Çelën & “ASI INVEST” shpk e Shkëlqim Dezhgiut & “NDERTUESI 2014” shpk e Sandër Shpatit mbështeten nga kompania “2T” shpk e  Artan Sakos.

Më 10 prill 2026, komisioni i Anuela Ristanit e shpalli fitues grupin e Sakos. Sic mund të shihet në dokument, oferta e kompanisë “Mela” shpk është më e ulët.

Kompania është skualifikuar, por me shumë gjasa i ka hapur vullnetarisht rrugën tre oligarkëve. Arsyeja e skualifikimit është e pabesueshme. Sipas komisionit, kompania nuk ka paraqitur faturë të pagesës së ujit. Një kompani që ka fituar me dhjetëra tendera dhe konkurron për një fond me vlerë të lartë monetare, nuk do ta linte pa paguar faturën e ujit. Edhe sikur të ishte e vërtetë, kompania mund të njoftohej për këtë mungesë dhe të rregullohej brenda afateve. Por kursimi i parave të taksapaguesve nuk është në agjendë.

Grupi i Sakos është i fuqishëm, me lidhje politike me “Rilindjen”.  Kështu “Udha” shpk është një subjekt që ka marrë gjithmonë tendera pa garë, më së shumti nga ARRSH, Bashkite Kamëz, Burrel, Durres dhe Tiranë. Arben Çela, ish-kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak, nisi të shfaqej në takimet e Edi Ramës për “bashkëqeverisjen”, ku në një rast tregoi se si e kishte zgjidhur një hall me bashkëqeverisjen. “Problemi” i tij i madh ishte se duhet të merrte ca lekë tenderash. Dhe pasi në shtator 2019 u shfaq në Kryeministri me mikrofon në dorë, Arben Çelës iu çel udha për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Dy ortakët Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja e kanë bashkinë e Vaut të Dejës thesarin ku marrin sa para të duan. Tenderat i rregullon kryebashkiaku Kristian Shkreli. Këtë gjë e kanë mësuar tashmë të gjithë. Por zgjerimi i tyre kërkonte miq më të fortë. Vitin e kaluar, kompania “Ndërtuesi 2014” shpk humbi terren ndaj konkurrentëve nga Shkodra në disa tendera të ARSSH, ku luheshin miliarda lekë për “mirëmbajten e rrugëve” të Veriut. Tashmë me miqtë që ka gjetur, Sandër Shpati po rikthehet në fitimet e mëparshme.

Mbështetja e dy ndërtuesve në këtë tender vjen nga një person shumë pranë kupolës së “Rilindjes”, Artan Sako, pronat i “2T” shpk, vëllai i kryebashkikaut të Tepelenës, Gramos Sako.

Pwr momenti Sako ka vendosur tw qwndrojw nw hije, sa tw harrohen hetimet ndaj tij. Shembja e “lotit 3”, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxorri në pah vjdhjen e hapur tw parave, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kontraktori i saj në Shqipëri.

Kjo e fundit është kompania “2 T”, që zotërohet nga vëllai i kryebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako.

Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës.

Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet se është zhvendosur në Londër prej disa kohësh. Nuk dihet nëse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo është thjesht një zhvendosje rutinë për çështje personale.

qytetarët shqiptarë, pasi paguan 75 milionë dollarë për 9 kilometër rrugë, tani po pësojnë mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e afërta me kryeministrin Rama.

Pa u harruar mirw kjo katastrofw, emri I Sakos del swrish nw skenw. Juglindja e vendit u paralizua nga bllokimi tërësor i qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

Lidhur me shembjen e aksit të rrugës, Prokuroria e Elbasanit ka nisur kryesisht hetimet për të identifikuar personat përgjegjës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bën me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’, ‘Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike’, ‘Shkatërrimi i rrugës’, ‘Ndotja e ajrit, ujit apo tokës’”, njoftoi prokuroria mw 22 shkurt 2026.

Çështja po hetohet nga një grup hetimor. Prokurorët kanë marrë praktikat e tenderave dhe do të kalojnë në sitë kompanitë që po ndërtonin rrugën.

Punimet po kryheshin nga kompania 2T, që zotërohet në masën 50 për qind nga Artan Sako.

Kompania tjetër ishte “ANK”, që zotërohet në masën 100 për qind nga Agim Kola, vëllai i ish-deputetit tw PS Ndue Kola, lidhje familjare e biznesmenit Rrok Gjoka.

Ndërsa prokuroria e heton në disa dosje kompaninë e Artan Sakos, janë banorët e fshatit Kasallë që mund të provojnë këtë radhë “cilësinë” shkatërruese të ‘2T” shpk.

gijotina.com/

Etiketa: Anuela Ristaniartan sako

Lajme të lidhura

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani
Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani

15:32 - 03/05/26
Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori
Aktualitet

Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori

15:06 - 03/05/26
E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër
Aktualitet

E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

15:00 - 03/05/26
Para
E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani
Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani

15:32 - 03/05/26

Arrestohet në spital për çështjen “Eko-Toxic” një nga të dyshuarit për skandalin e mbetjeve toksike. Specialistët për Hetimin e Krimeve...

Lexo më shumë
Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori

Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori

15:06 - 03/05/26
E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

15:00 - 03/05/26
Artan Sako, fitues i fshehtë i tenderit 1.1 MLD lekë/ Shembi 2 autostrada në Juglindje, ndërsa Anuela Ristani i jep rrugën në Zall-Herr

Artan Sako, fitues i fshehtë i tenderit 1.1 MLD lekë/ Shembi 2 autostrada në Juglindje, ndërsa Anuela Ristani i jep rrugën në Zall-Herr

15:00 - 03/05/26
Tragjedi në Vlorë, i riu gjendet i varur në kullën e vrojtimit në Plazh

Tragjedi në Vlorë, i riu gjendet i varur në kullën e vrojtimit në Plazh

14:48 - 03/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com