Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë konfirmoi edhe njëherë se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”, tha Bardhi.
Ai shprehet se për të adresuar rekomandimet e evropianëve duhet një qeverisje të përgjegjshme.
“Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar. Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri.”, shtoi ai.
Reagimi i plotë:
Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas raportit të Parlamentit Europian të miratuar dje në Komision:
· Zgjedhjet e 11 Majit dhe mbrotja e korrupsionit të Belinda Ballukut janë një njollë turpi për Shqipërinë.
· Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz.
· Kërkohet rritje e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publik dhe koncesionet, si dhe sektorin e ndërtimit.
· Reformë Zgjedhore dhe Reformë Territoriale duhet të jenë konsensuale.
· Kërkohet forcim i mbikëqyrjes parlamentare.
· Konstatohet presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar.
Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri.










Discussion about this post