GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Besion Ajazi i jep 2 MLD lekë Servet Dedjas! Shkelet ligji dhe dyfishohet tenderi i pastrimit të Gramshit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Besion Ajazi dyfishon paratë për tenderin e pastrimit të Gramshit, ku përfitues është biznesmeni Servet Dedja. Dyshohet për një lidhje klienteliste mes tij dhe pronarit të kompanisë “Kurora” shpk, e cili përfiton këtë radhë kontratën afro 2 miliardë lekë.

Pastrimi i Gramshit lë për të dëshiruar, ku edhe vetë bashkia në një sondazh të publikuar në faqen e saj, konstaton se ky shërbim nuk kryhet në rreth 70% të zonës rurale. Ka fshatra ku koshat me mbeturina nuk janë tërhequr prej një viti.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime me pagesat e Bashkisë Gramsh ndaj kompanisë së pastrimit të qytetit. Sipas raportit mashtrohet me volumin e mbejteve të mbledhura dhe të depozituara në landfillin e Elbasanit. Për mbetjet, të gjitha kontratat Besion Ajazi i nënshkruan me kompaninë “Kurora” me pronar Servet Dedja.

Pasi ka përfunduar kontratën 5-vjecare për këtë shërbim, Servet Dedja ka marrë këto ditë kontratën e re për 4 vjet.

Më konkretisht, Bashkia Gramsh, më 18 mars 2026 ka prokuruar “Shërbimet publike të pastrimit e gjelbërimit në bashkinë Gramsh dhe Nj.A Pishaj dhe NJ.A Kodovjat për marrëveshjen kuadër me afat 4-vjeçar”.

Fondi Limit i caktuar për këtë tender është 197.5 milionë lekë të reja, pa llogaritur TVSH.

Në tender kanë marrë pjesë 5 operatorë ekonomik, të gjithë klientë tenderave të kryebashkiakut Ajazi. Pjesëmarrja e tyre është vetëm për të plotësuar letrat e tenderit, sepse fituesi dihej qysh më parë. Ai është Servet Dedja, pronar i “KURORA” SHPK.

Këtu po shëojmë një shkelje të hapur të ligjit, që të kihet parasysh nga prokurorët e SPAK. Megjithëse, stafi i Besion Ajazit është kujdesur të jetë në rregull me letrat, u ka shpëtuar një detaj i vogël që flet shumë.

Sipas ligjit në fuqi mbi prokurimet publike dhe vendimit përkatës  të qeverisë, kur fondi limit është mbi kufirin e lartë monetar, oferta anomalisht e ulët refuzohet pa kërkuar shpjegime. Në rastin me 3 ose më shumë oferta të vlefshme: “Oferta vlerësohet anomalisht e ulët, nëse vlera e saj është më e vogël se 85% e mesatares së ofertave të vlefshme”.

Bazuar në këto kritere, oferta e “Kurora” shpk 147.6 milionë lekë të reja pa TVSH, konsiderohet anomalisht e ulët dhe duhej skualifikuar.

Megjithatë më 16 prill 2026, me delegimin e Besion Ajazit, nënkryetari i bashkisë ka firmosur që “Kurora” shpk të vazhdojë me hapat e tjerë të sigurimit të kontratës.

Mungesa e barazisë dhe e konkurrencës, që është pasojë e korrupsionit në tendera, është traditë në bashkinë e Gramshit.

Edhe paraardhësi i Ajazit, ish-kryebashkiaku Klodian Taçe kishte si klient Servet Dedjan. Në vitin 2020, “Shërbimi i pastrimit, gjelbërimit, mirëmbajtjes së varrezave publike dhe dekori i qytetit” iu dha kompanisë “Kurora” shpk.

Tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që tregon riskun e korrupsionit, sepse është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës.

Kështu, në mungesë të konkurrencës, më 1 tetor 2020 “Kurora” shpk u kurorëzua nga Taçe, që ta bënte këtë shërbim për 60 muaj.

Fondi Limit i caktuar në atë kohë ishte 105.9 milionë lekë të reja pa TVSH. Ndërsa dy javë më vonë, vlera e kontraktuar u bë 1.2 miliardë lekë përfshirë TVSH.

Ish-kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, në tetor 2020, u mor në pyetje nga Prokuroria për rreth tre orë në lidhje me dyshimet për abuzime me tendera publikë. Hetimet u fokusuan në dy procedura prokurimi, ndërsa Taçe u shoqërua për të dhënë shpjegime përpara organit të akuzës.

Prokuroria ka marrë në pyetje edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, grupet teknike si dhe pjesëtarët e njësisë së Prokurimit.

Nga krahasimi i dy tenderave shohim se, kryetarët ikin dhe vijnë, ndërsa vlera e lekëve që xhiron Servet Dedja dyfishohet, ndërsa numri i viteve të shërbimit ulet, bëhet 4 vjet. Kurse cilësia është përkeqësuar. Kompania aktivizon sipas kontratës 26 punonjës. Me kaq njerëz nuk mund të pastrosh as qendrën e Gramshit, ndërsa për zonën rurale nuk bëhet fjalë të kryhet shërbim i rregullt.

Por kryebashkiakët i ka kapur Servet Dedja prej kohësh. “Kurora” shpk ka qysh në vitin 2010 që e vjelë bashkinë me këto kontrata.

Kështu, Bashkia Gramsh me anë të kontratës nr.1701, datë 30 qershor 2010 “Për mirëmbajtjen me sipërmarrje të pastrimit, evadimit të mbeturinave urbane në qytetin e Gramshit”, e realizonte këtë shërbim më firmën “Kurora” shpk, me afat 5-vjeçar.

Por vini re, sa e kishte vlerën kontrata në atë kohë! Kompania për 5 vjet përfitonte afro 450 milionë lekë. Vërtetë që tani janë shtuar në kontratë 2 njësi rurale dhe mbetjet dërgohen në Elbasan, por rritja e fondit është 5 fish. Kjo shpjegohet me mendimin për të përfituar, që materializohet qysh në hartimin e buxhetit dhe vazhdon me korrupsionin në dhënin e tenderit.

Do të ishte mirë që këto shifra t’i mbajnë mend qytetarët e Gramshit dhe t’i vlerësojnë kur të votojnë për kryetarin e bashkisë. Janë lekët që dalin nga familjet e tyre përmes taksave vendore dhe tarifave të pastrimit.

gijotina.com/

Etiketa: besion ajaziServet Dedja

Lajme të lidhura

Kalaja: Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD
Breaking Views

Kalaja: Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD

22:56 - 07/05/26
Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës
Aktualitet

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës

22:41 - 07/05/26
Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç
Aktualitet

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç

22:10 - 07/05/26
Para
Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde

Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kalaja: Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD
Breaking Views

Kalaja: Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD

22:56 - 07/05/26

Ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh gjatë...

Lexo më shumë
Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës

22:41 - 07/05/26
Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç

22:10 - 07/05/26
Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët

Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët

21:50 - 07/05/26
Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde

Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde

21:35 - 07/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com