GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spiropali ‘mesazh’ Ramës: Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali ‘mesazh’ Ramës: Në Europë  pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka publikuar një mesazh në ‘Ditën e Europës’, i cili në dukje duket se i është drejtuar kryeministrit Edi Rama por dhe qytetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thekson se Europa është ajo pjesë bote, ku pushteti kufizohet me ligj dhe shteti nuk është pronë e një individi.

Ndërkohë qe ka shtuar se rruga evropiane e Shqipërisë nuk është thjesht një proces negociatash, por një proces qytetërimi.

Postimi i Spiropalit: 

Sot është Dita e Europës. Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë. Jo sepse për të tilla ngatërresa ose paradokse e kemi fajin vetë, por sepse i tillë ishte fati ynë historik. Si e tillë, për Shqipërinë dhe shqiptarët Europa nuk ka qënë kurrë thjesht dhe vetëm një destinacion politik, por shumë më tepër, kryesisht një mënyrë për të dalë nga vetmia historike me të gjitha pasojat e saj.

Europa për ne nuk është një mal me letra, një pirg me dokumenta. Europa për ne është pjesë e një bote ku pushteti kufizohet nga ligji, ku dinjiteti i njeriut vlen më shumë se forca dhe ku shteti nuk është pronë e askujt.

Rruga europiane e Shqipërisë nuk është vetëm proces negociatash. Është proces qytetërimi. Dhe po, kjo rrugë ka qenë e gjatë, shpesh e padrejtë, shpesh zhgënjyese. Por është ende rruga më e rëndësishme, dhe e vetme, që kemi zgjedhur.

Europa nuk është perfekte, Europa nuk është e rënë nga qielli. Europa është vendi i lodhjeve milenare për përsosje të pandërprerë, vendi ku, në kërkim të lirisë, shoqëritë përpiqen parreshtur të korrigjojnë veten. Për ne, kjo është beteja me veten të cilën së shpejti do e fitojmë. Gëzuar Ditën e Europës.

Etiketa: Kryesore1MesazhSpiropali

Lajme të lidhura

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar
Aktualitet

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

14:45 - 10/07/26
KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos
Aktualitet

KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

14:18 - 10/07/26
Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona
Aktualitet

Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona

13:59 - 10/07/26
Para
PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

Berisha sulmon Gonzaton: Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF cakton ditën e hedhjes së shortit
Sport

Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF cakton ditën e hedhjes së shortit

15:05 - 10/07/26

Federata e Futbollit do të organizojë të hënën e 13 korrikut hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit të ri...

Lexo më shumë
Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

14:45 - 10/07/26
KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

14:18 - 10/07/26
FSHF nis Programin ‘Klubi në Komunitet’, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

FSHF nis Programin ‘Klubi në Komunitet’, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

14:09 - 10/07/26
Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona

Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona

13:59 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com