GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Forma perfekte e vjedhjes! Hoxha: AKSHI ishte ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mashtrues 24 karatësh!”, gazetari Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth dhe e ktheu në Gaza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi AKSHI-n si “qeveria paralele e Shqipërisë”, duke argumentuar se publiku nuk e ka kuptuar kurrë peshën reale të këtij institucioni në kontrollin e sistemeve strategjike të shtetit dhe në ndikimin mbi sigurinë kombëtare.

Sipas tij, përmes fuqisë financiare dhe ndikimit në media, AKSHI ndërtoi një imazh të paprekshëm, ndërsa në prapaskenë operonte si një instrument për kontroll politik, ekonomik dhe mediatik.

Hoxha shkoi më tej, duke e cilësuar AKSHI-n si “formën më industriale” të përdorur nga pushteti për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të ndërtuar një simbiozë të paprecedentë mes shtetit dhe botës së krimit.

“Për fat të keq, publiku jonë nuk e ka kuptuar njëherë çfarë ishte AKSHI. Çfarë, çfarë kishte në dorë AKSHI? Çfarë dëmi u ka bërë AKSHI? Nuk e ka kuptuar dot. Me të gjithë atë makinerinë e rëndë që ka pushteti të propagandës, e ka çorientuar publikun dhe ja ka bërë sikur ato gjëra që ndodhën te AKSHI ishin gjërat më normale të mundshme. Ndërkohë, aty ishte qeveria paralele e Shqipërisë. Dhe AKSHI mbi të gjitha, mbi të gjitha, pra ishte një institucion që ka të bëjë direkt me sigurinë kombëtare. Kjo është anashkaluar në mënyrë, ashiqartë.

Sepse, si e ka bërë qeveria këtë gjë? Duke kontrolluar median. Dhe mbi të gjitha, të përmendje AKSH-in gjatë këtyre kohëve, unë mbaj mend që i shikoja ata moderatorët shtrëngoheshin, di që ta thoshin emrin përpara që shiko se AKSHI se… Marketingu që ka bërë AKSHI në, në media dhe shumat që ajo shpërndante ka qenë vërtetë e frikshme, prandaj AKSHI ishte diçka e paprekshme. Dhe kjo e bëri AKSHI të pakonceptueshëm për qytetarët. Sepse ne nuk ja u shpjegonim. Dhe pastaj të vinte pyetja që bën ti sot.

AKSHI, si të them, do ta kalonim si ajo që thotë Dumani, krim me intelektual. Po nuk është krim me intelektual. Ata e kanë në akuzën grup i strukturuar, po në fakt ata duhet ta kenë organizatë kriminale, që është një nivel më i lartë. Po këto organizatat kriminale vetëm unë jam me atë akuzë, sikur jam më i rëndësishëm se të gjithë ata. AKSHI është mënyra, si të them unë është kampioni i sonduar i mënyrës se si operon ky pushtet. Pra, ka përdorur një institucion siç është AKSHI, me idenë që kemi një institucion inovativ, ne është një arritje më e madhe e qeverisë, propaganda që është bërë në mediat ndërkombëtare.

Dhe në fakt, AKSHI në vetvete është ai livadhi i famshëm që pamë ne atje  në Xhafzotaj, ku ishte livadhi atje, dhe janë ato aktet me rrëmbim biznesmenëve aty, i çonin deri andej nga Greceni, bënin një xhiro. Pastaj janë ato zyrat aty te Blloku, e zyra andej nga Eco Resorti, andej nga ku ka njësia administrative Petrelë. Është ai qilari verave që ne po i pamë vetëm kështu si një video, pastaj na u zhduk, na i morën gjithë natën. Dhe në vetvete, asnjëherë nuk i mbajti mend asaj vere. Po sepse ato etiketat për të drejtë lidhnin atë që thoshte Ben Ahmetaj.

Dhe unë e besoj Ben Ahmetajn se e di që ai është njohës i mirë i verave. Prandaj e besoja, kur ai thoshte që është pikërisht kjo lloj vere, Po. specifik ishte, specifik. Specifikisht. Atëherë do të thotë që ai s’e kishte me të dëgjuar atë. I kishte qenë dhe ne e besonim sepse ishte një njeri nga brenda sistemit, pra nuk ishte një njeri që po fliste nga jashtë. Pra, në përgjithësi, AKSHI për mua dhe ata që janë të përfshirë te AKSHI, sidomos ai që është identifikuar si koordinatori i krimit. Njerëzit nuk e kanë të qartë çfarë do të thotë koordinatori i krimit.  I parakohshëm dhe me me pasoja me thënë të drejtën se ky koordinator i fundit edhe ne e nënvlerësuam, dukej shumë i edukuar si, edhe si personazh se dy koordinatorët e tjerë para tij kishin një staturë tjetër.

Ky dukej që ishte çikë më i butë. Pastaj ne përmasat e vërteta të tij i pamë kur pamë videot atje, aq sa kemi parë, imagjino të dalin gjithë videot atje se të shohësh prokurorët, gjyqtarët, do kalojmë në një nivel tjetër, po këta reforma. Pra, AKSHI është për mua, sot, forma më industriale që ka përdorur ky pushtet për të vjedhur taksat e shqiptarëve, për të ndikuar dhe për të sabotuar komplet sistemin dhe sidomos median.

Dhe nga krahu tjetër, AKSHI është përdorur edhe për të krijuar një simbiozë si në asnjë fushë tjetër me botën e nëndheshme dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

Etiketa: AKSHIHoxhaKryesore1

Lajme të lidhura

Debati mbi integrimin, Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm
Aktualitet

Debati mbi integrimin, Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm

11:15 - 14/05/26
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi
Aktualitet

Pasi i shpëtoi arrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë!

10:54 - 14/05/26
Berisha-Spiropalit: Balluku e quajti Pallosh dhe ai e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku
Aktualitet

Berisha-Spiropalit: Balluku e quajti Pallosh dhe ai e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku

10:51 - 14/05/26
Para
Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debati mbi integrimin, Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm
Aktualitet

Debati mbi integrimin, Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm

11:15 - 14/05/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare komentoi procesin e integrimit europian...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi

Pasi i shpëtoi arrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë!

10:54 - 14/05/26
Berisha-Spiropalit: Balluku e quajti Pallosh dhe ai e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku

Berisha-Spiropalit: Balluku e quajti Pallosh dhe ai e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku

10:51 - 14/05/26
Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

10:40 - 14/05/26
Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

10:29 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com