Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën babai i Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një motomjet.
Pas aksidentit, Luan Pirdeni është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve. Policia ndërkohë ka arrestuar edhe drejtuesin e motomjetit 37-vjeçari Sejdi Milla. Gjithashtu Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
gijotina.com/










Discussion about this post