GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha: Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një “diktaturë autoritare”, duke akuzuar qeverinë aktuale për shkelje të rënda të standardeve demokratike dhe për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës.

Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur atë me politika që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit. Ai u ndal edhe te marrëdhëniet historike dhe aktuale mes Tiranës dhe Prishtinës, duke theksuar se bashkëpunimi me Serbinë po cenon unitetin kombëtar shqiptar.

Në fjalimin e tij, Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për dekorimin e figurave të lidhura me regjimin komunist, duke e cilësuar këtë si një akt që fyen viktimat e diktaturës. Ai theksoi se “asgjë nuk e shpëton” nga përgjegjësia për, siç u shpreh, “krimet e së shkuarës së familjes së tij”.

Fjala 

Bashkimi juaj i sindikatave është lëvizja kombative më jetëgjatë ndoshta në Evropën postkomuniste, por edhe më gjërë.

Nga 11 janari i vitit 1991, gjer ditët e sotme, në qindra e qindra herë, BSPSH u bë zëri i ndërgjegjes së minatorëve shqiptarëve, zëri i ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë.

Ndikoi në mënyrë thelbësore në reformat e vendit, në mbrojtjen e të drejtave të minatorëve dhe të punëtorëve, fitoi një reputacion të madh ndërkombëtar.

U shndërrua në një organizatë të respektuar, jo vetëm një organizatë antikomuniste siç u themelua në fillim, por në një organizatë të fuqishme të sindikalizmit të vërtetë, të mbrojtjes të të drejtave të punëtorëve.

Ndaj dhe ajo u bë një organizatë e respektuar në rajon, në Evropë dhe në botë.

Fitoi nam për veprat e saj, për rezistencën e saj, për qëndresën e saj.

35 vite kam kënaqësi që kam parasysh këtu heronj si Gëzim Kalaja, Sami Karriqi dhe shumë të tjerë.

Por nuk mund të mos ndalemi të shohim të sotmen, ku jemi.

Sot, në Shqipëri, është vendosur një diktaturë autoritare, e cila në rrafshin kombëtar është po aq armiqësore sa ç’ishte diktatura hoxhiste.

Çdo shqiptar është i lutur të mendojë për një moment aktet antishqiptare të Edi Ramës ndaj Kosovës.

Nuk e harroj, ishte data 10 gusht dhe Ramiz Alia organizoi një takim me 40 intelektualë.

I them unë, që heqja e bustit të Stalinit është e domosdoshme se ai është një armik i kombit. Se ai i tha Titos gllabërojeni Shqipërinë.

Po, tha, Sali se unë dhe ti je nga pak kosovar. Unë jam, i thashë, për ty nuk e di.

Dhe filloi tani të sulmojë Kosovën dhe kosovarët pse kishin qëndrime antikomuniste.

Pra, një qëndrim siç kishin mbajtur, bëmë mirë thoshte Enver Hoxha që e lamë me Jugosllavinë, Kosovën.

Erdhi tani kryeministri aktual. Po të krahasoni qëndrimet publike të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit janë armiqësore në palcë dhe identike.

Njëri vjen dhe thotë në Zubin Patok se Serbia do bëhet më e madhe. Tjetri thotë se veriu i Kosovës është toka e askujt.

Njëri thotë se me këta shqiptarët e Tiranës merrem vesh, me skiptarët e Kosovës, ata janë dru me pre.

Dhe pastaj ulen dhe bëjnë planin për të ndarë Kosovën.

Edi Rama është autori i projektit për asociacionin, të marrë në sirtarët e Vuçiçit.

I vuri sanksione Kosovës, i pari.

E hoqi nga harta Kosovën.

Bëri mini-Jugosllavinë.

Por duhet të dimë një gjë, kombi është një dhe i pandarë.

Kurrë nuk je i lirë në qoftë se gjysma e kombit tënd është e pushtuar.

E vërteta është se Kosovës ai vërtet i ka bërë dëme, por fatmirësisht Kosova është e pavarur, ka qeverinë e vet.

Por dëmet më të tmerrshme, më shkatërrimtare ia ka bërë Shqipërisë.

Shqipërinë, ky e shpopulloi dy herë më shumë se pushtimi serb Kosovën.

Shqipërinë e shpopulloi me një shpejtësi të paparë duke përdorur dy armë, varfërinë dhe frikën.

Sot, qytetarët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë.

Por në mënyrë absolute në të gjithë kontinent nuk ekzistojnë 28 mijë kilometra katrorë më të pasura. Askund nuk gjenden pasuri të tilla përrallore.

Të gjitha sot shfrytëzohen si në një sistem tërësisht kolonial.

Qeveritarë hajdutë, kriminelë, organizata kriminale, kartele droge, të cilët plaçkisin dhe i shndërrojnë në pasuri për vete pasuritë e shqiptarëve.

Ndaj dhe minatorët nuk marrin atë që meritojnë.

Dy ditë më parë, Edi Rama nderoi me mirënjohje të atin e tij xhelat.

Skulptori Kristaq Rama ka qenë një xhelat i vërtetë i diktaturës. Është anëtar i nomenklaturës komuniste që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

Flasim ne për gjenocid serb në Kosovë dhe ka qenë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë, gjenocidi komunist në Shqipëri është i sanksionuar në të gjitha dokumentet, vendimet dhe ligjet e këtij shteti.

Dhe ky gjenocid u krye nga shqiptari ndaj shqiptarëve për qëllime klasore.

Pardje dekoroi të atin, i cili ka firmosur, ky pseudo-intelektual ka firmosur krahas Ramiz Alisë, ngjitur mke firmën e tij, varjen në litar të Havzi Nelës.

Çfarë ishte Havzi Nela?

Një poet i apasionuar. Pesë mijë vargje për Kosovën.

Një atdhetar i flaktë që nuk mund të pranonte kurrë pushtimin serb.

Por nuk mund të pranonte as diktaturën në Shqipëri.

Dhe ai më 10 gusht 1988 firmos varjen në litar të poetit. Ajo është vetëm njëra firmë.

Por ky xhelat ka një seri firmash të tjera.

Edhe fshatari i thjeshtë në Vithkuq, Sigurimi i Shtetit i duhej për kurthet që bënte, vret një njeri. Vret dhe i thonë e vrave ti. Pasi e shtrojnë javë të tëra në dru, i pranon. Armën ma solli zbulimi grek, ma la tek një pishë, e mora dhe e vrava.

Tani çfarë ndodh? Shkon në gjykatë dhe i thotë, unë jam familje e persekutuar, në jetën time nuk kam pasur pushkë të vërtetë në duar, kam pasur vetëm pushkë druri. Dhe unë, jo që nuk kam vrarë kurrë njeri, por nuk kam kapur kurrë pushkë zjarri në dorë.

I kthehet diktatori, e kanë shtruar në dru në prokurori, prandaj i ka thënë ato.

Prisni tani, në vend që t’i falej jeta të paktën, që të dy, Ramizi dhe Kristaqi firmosin që të ekzekutohet.

Dhe fshatari ekzekutohet.

Ka shumë episode të tjera, por ky zgjedh të nderojë xhelatin në vend se të nderojë aktet makabre të atit të tij.

Dhe zgjedh edhe më keq, përdor pafajësinë e fëmijës, mendon se do mund ta maskojë.

I them këtu se jo pafajësia e fëmijëve, por as hyjnia e engjëjve nuk të shpëton dot ty që nuk dënon krimin makabër të babait tënd.

Koha është kohë beteje.

Në vitin 1990, Shqipëria fitoi se këta burra qëndruan të pamposhtur.

Qëndruan të pamposhtur me besim të madh se mbrojnë një kauzë të drejtë.

Dhe me qëndresën e tyre, në fakt shënuan kthesën e madhe në historinë tonë.

Sot jemi në kushte shkatërrimi kombëtar në rrafshin demografik si kurrë më parë.

Sot kombi ynë ka atë numër lindjesh që kishte 100 vite më parë.

Sot nuk ka krah pune sepse ikin, ikin, ikin.

Të tjerë vijnë dhe Shqipëria është shndërruar në një trampolinë, nga të gjitha kontinentet vijnë punojnë dy-tre muaj dhe ikin në Evropë.

Tallet me pensionistët.

Ka një ligj që e detyron qeverinë të indeksojë pensionet. Jo, nuk e zbaton kurrë.

Ka gjetur bonuset e turpshme, në një kohë kur kostoja e jetesës nga viti 2022 gjer sot është rritur 60 përqind.

Pensionistët herën e fundit morën bonusin për dy kile domate, 8 euro. Cinizëm, pashpirtësi.

Kohë kushtrimi.

Kohë e cila fton çdo shqiptar të ngrihemi, të vazhdojmë të pamposhtur këtë betejë.

Kauza jonë është e drejtë siç ishte kauza e juaj në vitin 1991.

Beteja jonë është e vështirë, por është absolutisht e fitueshme.

Gjë në botë që të mposhtë të pamposhturit, nuk ka.

Ne do fitojmë!

Etiketa: babaiberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Mbi 450 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë
Aktualitet

Mbi 450 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë

12:59 - 16/05/26
“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…
Aktualitet

“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

12:37 - 16/05/26
Para
Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës

Discussion about this post

TË FUNDIT

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij
Sport

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

13:37 - 16/05/26

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

Lexo më shumë
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Mbi 450 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë

Mbi 450 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë

12:59 - 16/05/26
“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

12:37 - 16/05/26
Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës

12:15 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com