GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zhvilluan sezon thuajse perfekt, Presidenti Duka surprizon Lezhën dhe klubin e Besëlidhjes

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Zhvilluan sezon thuajse perfekt, Presidenti Duka surprizon Lezhën dhe klubin e Besëlidhjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë në Lezhë, ku u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu e ku morën pjesë edhe Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, Kristian Gjidodaj, Presidenti i KF Besëlidhja, Pjerin Fusha, si edhe specialistë të futbollit lezhjan.

Gjatë takimit, që u zhvillua në ambientet e SHRFL nën moton “Së bashku për zhvillimin e futbollit lezhjan”, u diskutua mbi zhvillimin e futbollit në rajonin e Lezhës, mbështetjen për talentet e reja, si edhe projektet infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve për ekipet dhe akademitë sportive.

Presidenti Duka vlerësoi kontributin e futbollit lezhjan ndër vite dhe theksoi rëndësinë që ka ky rajon për zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Lezha është një nga rajonet që vërtet e do shumë futbollin dhe ka kontribute të kahershme në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Përveç kësaj, është një nga rajonet që ka numër më të madh futbollistësh në raport me numrin e popullsisë dhe kjo do vlerësuar dhe do mbështetur akoma më shumë. Ky numër futbollistësh është rritur falë punës tuaj, Shoqatës Rajonale Lezhë, padyshim mbështetjes së bashkisë dhe Federatës. Por gjithsesi në kushte të vështira infrastrukturore. Po të kemi dhe një infrastrukturë më të mirë, duke pasur parasysh gjithë njerëzit e Lezhës, çdo prind në Lezhë do ta bëjë djalin futbollist dhe ne duam që t’i bëjmë edhe vajzat futbolliste”, – u shpreh Presidenti Duka.

Presidenti i FSHF-së përgëzoi gjithashtu drejtuesit e Besëlidhjes për sezonin e zhvilluar dhe rikthimin në Kategorinë e Parë.

“Duhet të falënderoj Kryetarin dhe Pjerinin, për rezultatin e ekipit të parë dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë, bindëse dhe pa asnjë dyshim gjatë gjithë kampionatit. Uroj që të bëjnë një kampionat akoma më të mirë. Ne jemi këtu për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm për futbollin në Lezhë. Të mbështesim ekipin e parë, sepse ekipi i parë është ai që udhëheq për të sjellë më shumë fëmijë dhe për të pasur më shumë mundësi për talente. Në fund të fundit ekipi do të jetë akoma më atraktiv për qytetin kur të ketë më shumë fëmijë nga Lezha, kur të ketë më shumë të rinj nga Lezha dhe lidhja krijohet më organike”, – deklaroi Presidenti Duka.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe infrastruktura sportive dhe projektet e ardhshme për qytetin e Lezhës.

“Konkretisht jam shumë i bindur që ne bashkë me kryetarin e bashkisë mund të bëjmë projekte të mira zhvilluese infrastrukturore, qoftë për të përmirësuar në një farë mase, sepse kryetari ka në projektin afatgjatë që të bëjë një stadium në një vend tjetër, por të paktën për të përmirësuar në një kohë afatshkurtër kushtet e stadiumit aktual dhe për të ndërtuar një bazë stërvitore qoftë për fëmijët, për amatorët dhe për profesionistët”, – përfundoi Presidenti i FSHF-së.

Presidenti Duka dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të futbollit në rajon dhe krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë lezhjanë.

Etiketa: duka lezhe

Lajme të lidhura

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26

Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të...

Lexo më shumë
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com