Një plagosje me thikë është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku dy të moshuar janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda një lokali.
Sipas informacioneve paraprake, të dy burrat po konsumonin kafe dhe alkool kur debati mes tyre ka degraduar në dhunë.
Pas përplasjes verbale, njëri prej të moshuarve dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës dhe ka goditur shokun e tij. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta pas incidentit dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konfliktin mes dy të moshuarve.










Discussion about this post