GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen dosjen e Jonaid Myzyrit

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Nën akuzë dhe pezullim nga detyra/ GJKKO vendos sot masën ndaj Jonaid Myzyrit, kreu  i KPP-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen e ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se pasi u ezauruan të gjitha fazat e hetimit u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale, ndërkohë që sot gjykata ka vendosur të kthejë dosjen, duke i caktuar 45 ditë kohë Prokurorisë, të kryejë veprime shtesë hetimore, përfshirë një akt-ekspertim.

Myzyri u hetua për një periudhe dy vjeçare nga organi i akuzës nën dyshimet se institucioni i drejtuar prej tij ka kryer shkelje në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Bazuar në këto dyshime, struktura e posaccme në qershorin e vitit të kaluar mori të pandehur Myzyrin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Tenderi në atë kohë u zhvillua nga ARRSH, procedurë në të cilën u konstatuan shkelje ligjore, të cilat u shpërfillën nga komisioni i prokurimit publik që drejtohej nga Myzyri.

Në këto dyshime shtriu hetimet prokuroria e Posaccme, e cila tha se KPP në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga komisioni me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

Etiketa: dosjeGJKKOKryesore1myzyri

Lajme të lidhura

Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës
Aktualitet

Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës

13:02 - 25/05/26
Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen
Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen

12:27 - 25/05/26
Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh
Aktualitet

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
Para
Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A

Ernest Muçi me "petkun" e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës
Aktualitet

Berisha: Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës

13:02 - 25/05/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëjë monitorimin e katër...

Lexo më shumë
Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara

12:51 - 25/05/26
Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen

12:27 - 25/05/26
Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist

11:58 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com