GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, kreu i PD-së, u shpreh se forca politike që drejton mbështet fuqishëm investimet e huaja, ndërsa dënoi dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec.

Berisha ka kërkuar nga shteti që të mbajë përgjegjësi për çdo situatë të krijuar lidhur me titujt e pronësisë. “Dhe në qoftë se ty pronar, të kanë shkelur të drejtën e pronës dhe janë firmosur dokumente mbi të, përgjegjësia është e shtetit. Dhe ai që ka bërë këtë do mbajë përgjegjësi dhe shteti do të përgjigjet ty me vlerë tregu. Është ligji që detyron shtetin me vlerë tregu”, tha Berisha.

Ky është reagimi i parë i kreut demokrat lidhur me Zvërnecin, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë dijeni për projektin në fjalë.

Pyetje nga gazetarët:

Klodiana Lala: Zoti Berisha, prej dy vitesh ka protesta në lidhje me një projekt në Zvërnec, pas të cilit është dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ju personalisht, dhe forca që ju drejtoni, nuk ka bërë një reagim publik deri më tani. Cili është qëndrimi i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike për sa i përket projektit të Zvërnecit?

E para. Dhe e dyta, prokuroria e posaçme ka urdhëruar ditën e sotme një sërë kontrollesh mbi personazhe që kanë të bëjnë me një histori të tjetërsimit të pronave të dyshuara në Zvërnec. A keni ju një qëndrim tuajin në lidhje me këtë çështje?

Sali Berisha: Klodiana, së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Një.

Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Megjithëse t’ju them këtu, e kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë.

Së treti, meqenëse e doni këtu, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja. Dhe kjo parti në pushtet, ja këtë tani ju kërkoj ta mbani shënim, ka patur një ligj. Një ligj i cili zgjidhte në mënyrë të plotë dhe totale çështjen e pronësisë.

Cili ishte ligji? Ligji thotë këtë: në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, kadastre, dokumente origjinale, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut. Ja u them këtu, pse u vu ky ligj?

U vu ky ligj sepse konstatoja që me investitorë shqiptarë nuk ndodhte, kurse me investitorë të huaj vraponin pas pengmarrjes. Dhe informacionet që më vinin, dilte njëri e i thoshte jo, do paguash kaq se jam unë kaq. Dhe kjo linte vendin pa investime. Atëherë ne ç’bëmë?

Në qoftë se ti djem, nuk jam unë ai që them se s’di ç’janë dokumentat, por që është dokument shtetëror, do t’i dalë zot dhe do mbajë përgjegjësi. Do t’i dalë zot dhe do mbajë përgjegjësi shteti.

Klodiana Lala: Po zoti Berisha, kam disa pyetje të lutem në lidhje me këtë…

Sali Berisha: Të lutem, të lutem, një minutë. Një minutë ta sqaroj këtë se është shumë e rëndësishme kjo. Unë do t’i dal zot dhe do të mbaj përgjegjësi. Dhe në qoftë se ty pronar, të kanë shkelur të drejtën e pronës dhe janë firmosur dokumente mbi të, përgjegjësia është e shtetit. Dhe ai që ka bërë këtë do mbajë përgjegjësi dhe shteti do të përgjigjet ty me vlerë tregu. Është ligji që detyron shtetin me vlerë tregu.

Dhe do t’ju them një gjë, që kur doli ai ligj e gjersa lamë pushtetin, ka pasur zero probleme. Dilte një njeri, po i thoshte ku e ke, në qoftë se faktonte, e bënte, i përgjigjej shtetit. Këto janë qëndrimet pra, ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën.

Jo. Ishte shteti që në qoftë se kishte firmosur, do t’i përgjigjej njëlloj sikur i kishte marrë ai tokën, me vlerë tregu.

 

Etiketa: berishainvestimezvernec

Lajme të lidhura

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Para
Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% prej tyre janë...

Lexo më shumë
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetpusulabet girişJojobet