GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

A do ta hetojë kreu i SPAK tenderin 8 mln euro të kushëririt?

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian TOMORRI

Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet një kompleks panoramik vilash të bardha. Në po të njëjtin vend, në krah ka nisur të ndërtohet një tjetër edhe më i madh.

Të dy komplekset kanë prapashtesën Lake në emërtimin e tyre dhe ndërtuesit janë ata, të zakonshmit që bëjnë këto punë. Por teksa ata shfrytëzojnë aksesin në pushtet dhe oreksin e borgjezisë së re për vila luksoze, për të fituar pará, qeveria nuk mund të rrijë indiferente. Pas vilave private duhet ndërtuar infrastruktura, por kjo me pará publike.

Në 29 dhjetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi tenderin për “Plotësimin e punimeve dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse në Unazën Lindore të Tiranës,” me fond limit plot 8.2 milionë euro.

Me pak fjalë, 8.2 milionë euro për të çuar rrugën tek komplekset e vilave dhe për disa rrugica dytësore nëpër fshatrat përrreth.

Por nejse.

Kjo është skemë e njohur tashmë.

Sipas dokumenteve zyrtare, në garë u paraqitën 7 oferta. Ajo më e favorshmja për buxhetin dhe taksapaguesit ishte oferta e paraqitur nga një bashkim kompanish i përbërë nga ‘Curri’ shpk dhe ‘BE-IS’. Këto dy kompani ofruan ta ndërtonin rrugën me 6.1 milionë euro ose 2 milionë euro më pak se fondi limit. Më pas, në treshen e parë u renditën edhe ‘Sireta 2F & Vëllezërit Hysa’ si dhe ‘Gener 2’.

Dy ofertat e para u skualifikuan menjëherë. Në një biznes kaq të madh nuk mund të ketë dalje nga rreshti. ARRSH ose me saktë, ata që mbajnë frerët e ARRSH-së kualifikuan tre kompani. Ato ishin ‘Gener 2’ me ofertë 7.6 milionë euro, ‘Albavia’ me ofertë 7.8 milionë euro dhe ‘Pevlaku’ me ofertë 8.1 milionë euro.

Normalisht, logjika e kërkon që tenderin ta fitojë kompania me ofertën më të ulët ndër kompanitë e kualifikuara. Por nuk është më kështu. Prej disa kohësh në ARRSH ka nisur të zbatohet një formulë e re për përzgjedhjen e fituesve. Në këtë formulë, çmimi i ofruar ka vetëm 50 për qind të pikëve. Gjysma tjetër e pikëve merren nga kritere të tjera më ekzotike, si ndikimin në mjedis, koha e mobilizimit të kantierit e madje edhe ndikimi social.

Dmth, kompania që premton se do të punësojë më shumë banorë nga fshati ku ndërtohet rruga dhe ajo që zotohet se do të bëjë më pak zhurmë, mund të fitojë, edhe pse qytetarëve do t’u kushtojë me shtrenjtë.

Për t’i rënë shkurt tenderin nuk e fitoi as oferta më e ulët, as e dyta më e ulët dhe madje as e treta. Kontratën e fitoi kompania ‘Albavia’, e cila kishte ofertën e katërt. Si rezultat rruga për tek kompleksi i vilave dhe rrugët dytësore të Unazës në Farkë do t’u kushtojnë qytetarëve 1.8 milionë euro më shtrenjtë se oferta më e ulët. Kjo e fundit u skualifikua nga ARRSH me motivacionin se vinçi i kompanive ofertuese nuk e kishte krahun aq të gjatë sa duhej, ndërsa eskavatori duhet të peshonte edhe pak më shumë.

‘Albavia’ është një kompani që zotërohet nga një kushëri i afërt i kreut të SPAK. Një avokat djalli do të thoshte se ky mund të jetë edhe mekanizëm, që qeveria të joshë prokurorinë. Por ky do të ishte paragjykim. Megjithatë një pyetje këtu natyrshëm vlen të shtrohet: A do të nisë SPAK verifikimet për tenderin 8 milionë euro?

Dhe në fakt jo vetëm për atë. Tashmë u bënë vite, që në tenderët e rrugëve nuk fiton asnjëherë oferta më e ulët. Ndoshta është rastësi në të gjitha rastet. Ndoshta ofertat e ulëta skualifikohen me të drejtë. Por një ditë më parë, ‘Transparency International’ i çoi sërish selam Shqipërisë. Këtë herë duke e renditur denjësisht krahas Sierra Leones dhe vendeve të tjera afrikane për nga niveli i korrupsionit. Dhe meqë qeveria nuk dëgjon, sytë kthehen natyrshëm nga SPAK. A e meriton Shqipëria këtë?

Etiketa: klodian tomorrikryesore2

Lajme të lidhura

“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Para
Protestuesja tregon ngjarjen e rëndë: Nga spitali më thanë që vdiq burri, por ishte gjallë

Protestuesja tregon ngjarjen e rëndë: Nga spitali më thanë që vdiq burri, por ishte gjallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com