GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Messi nga një tjetër “planet”, hyn në histori me tre rekorde në Botëror

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Messi nga një tjetër “planet”, hyn në histori me tre rekorde në Botëror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lionel Messi ishte protagonisti absolut i ndeshjes së parë të Argjentinës në Botërorin 2026, duke realizuar një tripletë spektakolare në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.

Kapiteni argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 17-të me një supergoditje nga distanca, që la të palëvizur portierin kundërshtar.

Messi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 60-të, pas një goditjeje të Alexis Mac Allister të pritur nga portieri Zidane, “pleshti” shfrytëzoi topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë për golin e dytë personal.

Vetëm 16 minuta më vonë erdhi edhe kryevepra e tretë. Topi përfundoi te Messi në hyrje të zonës dhe ylli argjentinas goditi menjëherë me të majtën, duke e vendosur sferën në cepin e portës për të vulosur tripletën dhe rezultatin përfundimtar 3-0.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Falë tripletës së realizuar në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026, ylli argjentinas arriti në kuotën e 16 golave në Kupën e Botës, duke barazuar rekordin absolut të mbajtur prej vitesh nga legjenda gjermane Miroslav Klose.

Mbrëmja në Kansas City ishte e veçantë në shumë aspekte për Messin. Ai zbriti në fushë për ndeshjen e tij të 200-të zyrtare me fanellën e Argjentinës dhe u bë futbollisti i parë në histori që merr pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, nga Gjermania 2006 deri te Botërori i vitit 2026.

Në moshën 38-vjeçare, sulmuesi i Argjentinës vendosi edhe një rekord tjetër, duke u bërë lojtari më i moshuar që realizon një tripletë në një ndeshje të Botërorit.

Tre golat ndaj Algjerisë jo vetëm që i siguruan fitoren kampionëve në fuqi të botës, por e ngjitën Messin në majën e renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e turneut.

Pas këtij suksesi historik, Messi ka mundësinë që në ndeshjet e ardhshme të lërë pas Klosen dhe të bëhet i vetëm mbreti i golave në historinë e Kupës së Botës.

Argjentinë 3-0 Algjeri

Messi 17’, 60’, 76’

Goli i parë i Messit (Video)
Goli i dytë i Messit (Video)
Goli i tretë i Messit (Video)

 

Etiketa: MessiREKORD

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
Parashikimi i motit për sot, 17 Qershor 2026

Parashikimi i motit për sot, 17 Qershor 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com