GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kush ju pengon që nuk kërkoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Balluku

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Përmes një reagimi publik, Bardhi akuzon SPAK-un se po zbaton standarde të dyfishta dhe ngre dyshime për ndërhyrje politike në procedurat ndaj Ballukut. Sipas tij, pas rëndimit të pozitës penale të saj me dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, Prokuroria duhet të kërkojë një masë më të ashpër sigurie.

Deputeti demokrat i referohet njoftimit publik të SPAK-ut të 4 qershorit, ku u bë e ditur se ishte sekuestruar një vilë në një resort luksoz në Dhërmi, për të cilën dyshohet se ishte përfituar si ryshfet dhe më pas ishte fshehur përmes kontratave fiktive.

Ai kujton se në dhjetor të vitit 2025, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut pas shtimit të episodeve të dyshuara të abuzimit me tenderët, duke argumentuar se rëndimi i pozitës penale shton rrezikun dhe justifikon një masë më të rëndë sigurie.

Bardhi ngre edhe një sërë pyetjesh publike, duke pyetur nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë te drejtuesi i ri i SPAK-ut për të shtyrë procedurat ndaj Ballukut.

Në përfundim, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i bën thirrje SPAK-ut të veprojë sipas ligjit dhe jo sipas interesave politike.

Deklarata e Bardhit:

Që prej 4 qershorit 2026, Prokuroria e Posaçme ndodhet përballë një testi vendimtar të besueshmërisë së saj në çështjen Balluku: a do t’i drejtohet pa vonesa të tjera Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, apo do të vazhdojë të zbatojë standarde të dyfishta, duke i dhënë kohë Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për manovra të tjera politike?

Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme informoi se kishte zbuluar dhe kishte vënë në sekuestro vilën e fshehur të Belinda Ballukut në një nga resortet luksoze në Dhërmi, për të cilën dyshon se ishte përfituar si ryshfet dhe më pas ishte fshehur përmes kontratave fiktive.

Si për ironi, ndërtuesi që, sipas SPAK-ut, ka ndihmuar Belinda Ballukun të fshehë këtë pasuri është i njëjti që ka ndërtuar edhe vilën superluksoze të Edi Ramës në Surrel. Kjo ngre pyetje të tjera, të cilave do t’u vijë radha më vonë. Sot, le të ndalemi te korrupsioni, pastrimi i parave nga Belinda Balluku dhe standardi i dyfishtë i SPAK-ut.

Pse standard i dyfishtë?

Sepse në dhjetor, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut duke u mbështetur në një standard që sot nuk po e zbaton më: kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

Në dhjetor, pasi pozita penale e ish-zëvendëskryeministres u rëndua me 11 episode të reja të abuzimit me tenderat, SPAK e ashpërsoi kërkesën për masën e sigurimit, duke kaluar nga ndalimi i daljes jashtë shtetit te kërkesa për arrest. Gjashtë muaj më parë, drejtuesi i SPAK-ut e argumentoi këtë kërkesë para Kuvendit me fjalët: “Rëndimi i pozitës penale shton rrezikun dhe dikton nevojën për një masë sigurimi më të rëndë.”

Të gjithë e mbajmë mend argumentin me të cilin Edi Rama kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese: “Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion.” Pikërisht mbi këtë argument mazhoranca refuzoi t’i jepte SPAK-ut autorizimin për arrestimin e saj.

Sot, vetë SPAK u ka thënë shqiptarëve se Belinda Balluku dyshohet edhe për korrupsion, edhe për pastrim parash. Atëherë, çfarë ka ndryshuar? Argumenti i Edi Ramës ka rënë dhe mazhoranca nuk mund të fshihet më pas tij. SPAK nuk mund të ketë një standard në dhjetor dhe një standard tjetër në qershor. Kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

Prandaj, Prokuroria e Posaçme u detyrohet shqiptarëve disa përgjigje.

Pse, tani që vetë SPAK ka bërë publik rëndimin e pozitës penale të Belinda Ballukut me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj?

Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor?

A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?

Standardet e dyfishta në sjelljen e Prokurorisë nuk e rrisin besimin te drejtësia, por e rrënojnë atë. Përpara ligjit duhet të jemi të gjithë njësoj. Ligji duhet të ketë të njëjtin efekt në çdo kohë. Është e papranueshme që ligji të sjellë një reagim të Prokurorisë në dhjetor 2025 dhe një reagim tjetër në qershor 2026. Ligji është i njëjti si në dhjetor 2025, ashtu edhe në qershor 2026, ndërsa sjellja e Prokurorisë së Posaçme jo. Ajo po ndryshon në varësi të humorit të Kryeministrit dhe kjo nuk është drejtësi, por trajtim politik dhe preferencial.

Prokuroria e Posaçme ka vetëm një mënyrë për ta kaluar testin e besueshmërisë në çështjen Balluku: të mos bëjë politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit, të mos bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike, por të zbatojë ligjin.

Për këtë, SPAK nuk ka më nevojë për deklarata. Ka nevojë vetëm për një akt: t’i drejtohet, pa vonesa të tjera, Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Çdo ditë që kalon pa iu drejtuar Kuvendit është një ditë e keqe për drejtësinë dhe për Shqipërinë.

Etiketa: ArrestimBallukuBardhiKryesore1

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)
Aktualitet

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

13:55 - 29/06/26
‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës
Aktualitet

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:40 - 29/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

Gazeta franceze: Rama i konsumuar nga korrupsioni, shqiptarët po protestojnë kundër tij prej një muaji

13:20 - 29/06/26
Para
Braktisi PS/ Balla-Koçekut: Respekto partinë që të ka zgjedhur dhe dorëzo mandatin!

Braktisi PS/ Balla-Koçekut: Respekto partinë që të ka zgjedhur dhe dorëzo mandatin!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)

14:46 - 29/06/26

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Gjermani i ka marrë jetën një të reje shqiptare nga fshati Damanek...

Lexo më shumë
Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

14:22 - 29/06/26
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

13:55 - 29/06/26
‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:40 - 29/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

Gazeta franceze: Rama i konsumuar nga korrupsioni, shqiptarët po protestojnë kundër tij prej një muaji

13:20 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com