GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të hetohet përdorimi i forcës ndaj protestuesve!

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të hetohet përdorimi i forcës ndaj protestuesve!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke shprehur shqetësim për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.

Sipas organizatës, pamjet e publikuara në media tregojnë përdorim force fizike ndaj protestuesve, shoqërime në komisariat dhe raste të tërheqjes zvarrë të qytetarëve.

KShH thekson se këto veprime ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe mënyrën e menaxhimit të tubimeve publike.

“E drejta për tubim paqësor garantohet nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejte duhet të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional”, thuhet në reagimin e organizatës.

Komiteti kujton se edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se autoritetet duhet të tregojnë tolerancë ndaj protestave paqësore dhe se përdorimi i forcës duhet të jetë vetëm masa e fundit.

“Tërheqja zvarrë dhe përdorimi i forcës fizike ndaj protestuesve ngrenë shqetësime në raport me mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të personit”, vlerëson KShH.

Organizata nënvizon se protestat e zhvilluara gjatë muajit të fundit kanë qenë në përgjithësi paqësore, ndaj çdo ndërhyrje me forcë duhej të ishte rreptësisht proporcionale dhe në përputhje me ligjin.

KShH u bën thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës për protestë, të respektojnë standardet kushtetuese dhe konventore për përdorimin e forcës dhe të sigurojnë të drejtat procedurale për çdo person të shoqëruar.

Njëkohësisht, organizata i kërkon Prokurorisë të hetojë në mënyrë të pavarur dhe efektive çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestës.

Në fund të reagimit, Komiteti i Helsinkit u bën thirrje edhe organizatorëve dhe pjesëmarrësve që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të shmanget çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën.

 

 

Etiketa: Helsinkiprotestareagimi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Fisnik Qosja, i shitur tek PS? 704 MLN lekë ortakut të vëllait ministrit Nufi për rregullimin e shetitores “Kavaljon”

Fisnik Qosja, i shitur tek PS? 704 MLN lekë ortakut të vëllait ministrit Nufi për rregullimin e shetitores “Kavaljon”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com