GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Fisnik Qosja, i shitur tek PS? 704 MLN lekë ortakut të vëllait ministrit Nufi për rregullimin e shetitores “Kavaljon”

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Fisnik Qosja, i shitur tek PS? 704 MLN lekë ortakut të vëllait ministrit Nufi për rregullimin e shetitores “Kavaljon”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në datën 23 qershor 2026, biznesmeni nga Kavaja Skënder Biba është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për një vendim të Kryebashkiakut Fisnik Qosja. Pronari i “Biba X” shpk kërkon shfuqizimin e vendimit që e skualifikon nga tenderi me fond mbi 700 milionë lekë për rregullimin e shetitores “Kavaljon”.

Qosja ka zgjedhur t’ia japë tenderin oligarkut të “Rilindjes” Hamz Islamaj.  C’po ndodh kështu me Bashkinë Kavajë? Kryeministri Rama e ka zgjidhur qesen për qytetin që nuk e ka dashur kurrë, i qeverisur nga kundërshtarët e tij. Por vini re, kontratat u shkojnë kompanive të lidhura në afera me zyrtarët e qeverisë!

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “BIBA X” shpk dhe “PE VLA KU” shpk, i përfaqësuar nga Biba kundërshtojnë vendimin e komisionit të tenderit “Rehabilitim shetitorja nr.2 Kavaljon”, me fond limit mbi 704 milionë lekë (pa tvsh).

Tenderi është zhvilluar më 2 qershor 2026 nga Bashkia Kavajë. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës, u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të vleresimit te ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik BOE BIBA X shpk dhe PE VLA KU shpk,

Kompanitë janë skualifikuar për dy certifikata ISO që pretendojnë se i kanë. Po ashtu, e pabesueshme është mungesa e dy hidraulikëve, që sipas bashkisë, mungojnë në stafet e tyre.

Tenderi i mbajtur më 2 qershor 2026, është shembull klasik i favorizimit të një operatori duke përjashtuar konkurrentët nga gara.

Për këto shkelje procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit/

Nga 9 pjesëmarrës në tender, 6 janë skualifkuar menjëherë, ku bien në sy oferta më ekonomike të kompanive të tjera.

Megjithëse firma “BE – IS” SH.P.K e Hamz Islamajt nuk kishte ofertën më të ulët, është përzgjedhur fituese.

Islamaj ka bërë ofertën 633 milionë lekë lekë pa tvsh, ndërsa bashkimi i operatorëve BIBA-X shpk & PE – VLA – KU shpk ka propozuar ta bëjë këtë punë me 553 lekë pa tvsh.

Diferenca është e dukshme, por oligarku Islamaj ka qenë i paracaktuar ta marrë këtë tender.

Pronari i kompanisë “BE-IS” shpk është Hamz Islamaj, një personazh i lakuar për tendera të dyshimtë. Gjatë 10 viteve të fundit, Islamaj ka marrë 160 milionë euro tendera publikë.

Në 18 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës do të lidhte marrëveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoqërinë koncesionare “Kalisi Hydropower”, e cila është në pronësi të “BE-IS”  shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe “EL-PROM” shpk. Asokohe firma ishte në pronësi të Elton Matajt dhe kontrata kishte si objekt për ndërtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 në zonën e Kukësit me 35 vite afat shfrytëzimi.

Në 14 maj 2021, Elton Mataj do t’ia shiste kompaninë Devis Hasalamit me vlerë 2 milionë lekë ose 2 mijë euro, që kishte në zotërim 1% të HEC-it “Kalisi Hydropoëer”. Disa javë më pas, në fund të majit 2021, Hamz Islamaj do t’ia shiste 49% të aksioneve të kompanisë “Kalisi Hydropoëer” me vlerë 49 mijë lekë ose rreth 500 euro Devis Hasalamit te kompania “EL PROM” shpk.

Në momentin që këto kontrata publike ndryshojnë numrin e aksioneve brenda vet kompanisë, vihet në dijeni Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në atë kohë, nën drejtimin e Belinda Ballukut. Por ka një problem se kompania që zotëron një pjesë të aksioneve te “Kalisi Hydropower” ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka një tjetër zotërues, pavarësisht se kompania ngelet “EL PROM” shpk.

Devis Hasalami është djali i Mehmet Hasalamit, drejtorit të Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky ka qenë edhe kandidat i PS-së për deputet.

Qershinë mbi tortën e korrupsionit e vë kryeministri Rama. Në datën 8 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një objekt rezidencial, të quajtur Garda Tower. Kulla 33 kate e lartë do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë ish Gardës së Republikës. Kompanitë që kanë marrë lejen për ndërtimin e saj janë Artech Group dhe Hasalami shpk. Artech Group është një kompani që zotërohet nga dy ortakë, Lejkë dhe Gjergji Habilaj. Ndërsa Hasalami shpk zotërohet nga Devis Hasalami.

Pjesa dërrmuese e tenderave të përfituar nga Islamaj janë firmosur nga Erion Veliaj. Përmendim këtu tenderin “Ndërtimi i objektit ‘Godina e Teatrit Tiranë’ – Faza I-rë” dhe fond limit  1. 9 miliardë lekë, i cili në 2022  është vulosur pa garë si një dhuratë për bashkimin e operatorëve AGI KONS” shpk & “BE – IS” shpk, me pronarë respektiv Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj. Teatri akoma nuk është përfunduar, ndërsa paratë derdhen lumë.

Oligarku i ‘Kodrës së Diellit’ Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj, në bashkëpunim me kupolën e korruptuar të Ministrisë Shëndetësisë, kanë vjedhur paratë publike me ndërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë. Abuzimi është skandaloz, i faktuar dhe i hapur.

Në 3 gusht 2020, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinave të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe ndërtim i ri 3 kat Tiranë”, me fond limit rreth 7 miliardë lekë. Tenderi është paracaktuar për kompanitë BE-IS shpk të Hamz Islamajt si dhe për Agi Kons shpk të Gentjan Sulës, një kompani e lakuar për pastrim parash te Kodra e Diellit, pastrimin e parave të Ilir Metës dhe Erjon Veliajt, për tendera korruptivë dhe lidhje me pushtetarë dhe ish-pushtetarë të korruptuar.

Sipas një dosje të KLSH-së, Ministria e Shëndetësisë ka fryrë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderit, me qëllim për të futur në kurth kompanitë e tjera, dhe për t’i dhënë tenderin dy oligarkëve sipas pazarit paraprak. Afera ka nisur që nga shmangia e garës dhe mungesa e transparencës për realizimin e hartimit të projektit teknik për ndërtimin e spitalit të ri.

Në aktekspertizë, anëtarët e grupit nuk janë shprehur si ka qenë gjendja e godinave para dhe pas tërmetit, për rrjedhojë ndryshimet në preventivin teknik janë të paligjshme. Nga ana tjetër, anëtarët e grupit që kanë hartuar aktekspertizën ishin në konflikt të interesi, pasi kanë qenë në të njëjtën kohë edhe anëtarë të grupit të hartimit të projektimit teknik. Më tej, është shmangur përllogaritja e kostove për punimet ndërtimore sipas çmimeve të tregut, me qëllim për të vjedhur paratë.

Vjedhja ka vijuar me zërat kryesorë të punës. “Termo dhe hidroizolimi i pllakës së themelit dhe katit nëntokë, termoizolimi me polesterol, hidroizolimi me dy shtresa, gjeotekstil, shtresë mbrojtëse”, janë shënuar me çmimin 30,000 lekë/m2, kur në fakt çmimi real është 12,309 lekë/m2. Me këtë lëvizje, janë vjedhur 140 milionë lekë.

Kurse kjo që po ndodh në Kavajë i ka lënë qytetarët të habitur. Në vitin 2023, kur mori postin kryebashkiakut, u duk sikur Fisnik Qosja do të ngrinte flamurin e PD në betejat e ardhshme. Madje u zgjodh edhe kryetar i “Shoqatës së bashkive të djathta”.

Nuk pritej që Qosja të bëhej zgjatim i korrupsionit të qeverisë Rama. Ky keqadministrim buxhetit të bashkisë përmes tenderave të manipuluar është reflektuar në rritjen e numrit të denoncimeve nga bizneset pjesëmarrëse në prokurime.

Kështu, më 18 qershor 2026, është kundërshtuar vendimi për tenderin e bashkisë Kavajë  “Rikualifikim i rrugës Qazim Kariqi”, me fond limit 700 milionë lekë.

Kurse me 31 mars 2026 u regjistrua ankimimi për tenderin “Mbikqyrja e punimeve te ndertimit me objekt Ndertimi i Ura Mamzotaj”.

Një denoncim tjetër në KPP është bërë më 27 janar 2026, për tenderin me objekt “Rehabilitimi dhe sistemimi i varrezave publike”, me fond limit 500 milionë lekë.

Një denoncim tjetër në KPP është bërë më 27 janar 2026, për tenderin me objekt “Rehabilitimi dhe sistemimi i varrezave publike”, me fond limit 500 milionë lekë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Fisnik QosjaHamz Islamajtender

Lajme të lidhura

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama
Breaking Views

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama

22:43 - 30/06/26
Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së
Breaking Views

Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

22:24 - 30/06/26
Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët
Breaking Views

Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët

22:16 - 30/06/26
Para
Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, administrata e Trump e pakënaqur me Tiranën

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, administrata e Trump e pakënaqur me Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama
Breaking Views

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama

22:43 - 30/06/26

Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit mblodhën firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Botërori 2026 zbulon fenomenin e ri: Evropa po “furnizon” Afrikën me yje të futbollit

Botërori 2026 zbulon fenomenin e ri: Evropa po “furnizon” Afrikën me yje të futbollit

22:36 - 30/06/26
Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

22:24 - 30/06/26
Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët

Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët

22:16 - 30/06/26
Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, administrata e Trump e pakënaqur me Tiranën

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, administrata e Trump e pakënaqur me Tiranën

22:05 - 30/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com