GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria Rama kërkon investime nga diaspora që ‘përzuri’! Emigrantët shprehin zero besim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria Rama kërkon investime nga diaspora që ‘përzuri’! Emigrantët shprehin zero besim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria kërkon ta kthejë diasporën nga burim remitancash në burim investimesh, kapitali, ekspertize dhe inovacioni. Por Strategjia e re Kombëtare për Diasporën 2026–2030 pranon se përpara se ky potencial të mobilizohet realisht, duhet adresuar një problem themelor: besimi i cenuar i diasporës ndaj institucioneve shqiptare.

Dokumenti e përshkruan diasporën si një partner strategjik për zhvillimin e vendit, duke synuar mobilizimin e potencialit ekonomik, profesional, intelektual dhe kulturor të shqiptarëve jashtë vendit. Sipas vlerësimeve të INSTAT-it të cituara në strategji, diaspora shqiptare përbëhet nga rreth 2,256,346 individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, nga të cilët 1,177,529 janë meshkuj dhe 1,078,817 janë femra. Pjesa më e madhe e saj është në moshë aktive: grupmosha 15–64 vjeç përbën rreth 77% të diasporës, ndërsa 18% janë të moshës 0–14 vjeç dhe 5% mbi 65 vjeç.

Pikërisht për këtë arsye, strategjia e sheh diasporën jo vetëm si komunitet shqiptarësh jashtë vendit, por si një potencial ekonomik për investime, transferim njohurish, teknologji dhe lidhje me tregjet ndërkombëtare. Në dokument thuhet se Qëllimi i Politikës 3 synon mobilizimin e potencialit financiar, profesional, intelektual dhe sipërmarrës të diasporës në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë. Kjo përfshin nxitjen e investimeve, inovacionit, teknologjisë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

Por vetë strategjia pranon se rezultatet konkrete në tërheqjen e investimeve të diasporës kanë mbetur modeste. Sipas dokumentit, edhe pse Shqipëria ka një kuadër ligjor të gjerë, mungesa e instrumenteve të qëndrueshme financiare, mbështetja e pamjaftueshme institucionale dhe mungesa e një mekanizmi unik koordinues apo “one-stop-shop” për investitorët e diasporës kanë kufizuar ndikimin e politikave të deritanishme. Nismat e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare vlerësohen se kanë potencial, por mbeten të fragmentuara dhe të pamjaftueshme në shkallë.

Masat konkrete të propozuara

Për të ndryshuar këtë situatë, Plani i Veprimit parashikon disa masa konkrete. Ndër to është hartimi dhe miratimi i një pakete fiskale të dedikuar për diasporën, me ulje tatimore dhe stimuj sektorialë, gjatë periudhës 2026–2027. Gjithashtu parashikohet aplikimi i normave preferenciale të tatimit mbi fitimin për investimet e diasporës në sektorë prioritarë gjatë periudhës 2026–2028. Një tjetër masë është ofrimi i asistencës institucionale dhe shërbimeve “aftercare” për investitorët, përfshirë koordinimin me institucionet përgjegjëse për lejet, licencat dhe autorizimet.

Strategjia parashikon edhe krijimin dhe operacionalizimin e një dritareje të dedikuar për investitorët e diasporës pranë AIDA-s, me përfshirjen e MEPJ, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, StartUp Albania, Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Këshillit Koordinues të Diasporës. Si tregues për këtë masë do të përdoren funksionimi i platformës apo dritares, numri i shërbimeve të ofruara dhe numri i investitorëve të asistuar.

Megjithatë, përtej stimujve fiskalë dhe mekanizmave administrativë, dokumenti pranon se marrëdhënia mes diasporës dhe shtetit shqiptar është komplekse. Strategjia thekson se për shumë shqiptarë migracioni është shoqëruar me përvoja të vështira, të lidhura me paqëndrueshmërinë, tronditjet politike dhe vështirësitë ekonomike. Këto përvoja, sipas dokumentit, kanë formësuar narrativa që kanë vijuar ndër breza dhe kanë cenuar besimin.

Mosbesimi, sipas strategjisë, është thelluar edhe nga mungesa e politikave afatgjata për diasporën, joefikasiteti burokratik dhe perceptimi për mungesë transparence dhe llogaridhënieje, veçanërisht në çështje si shtetësia, pensionet, pronat dhe investimet. Kjo gjetje lidhet drejtpërdrejt me pyetjen se sa e gatshme është diaspora të investojë në Shqipëri nëse më parë nuk ka besim te institucionet që do të garantojnë procesin.

Në pasaportën e indikatorëve, strategjia parashikon matjen e nivelit të besimit në institucionet shqiptare përmes një ankete me diasporën. Ky tregues do të matet çdo vit nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe do të shprehet si indeks mesatar. Objektivi është që niveli i besimit të jetë më shumë se 50%. Por niveli bazë nga ku do të matet progresi nuk është i përcaktuar.

Kjo do të thotë se strategjia synon të masë dhe të rrisë besimin e diasporës ndaj institucioneve shqiptare, por nis pa një pikënisje të qartë publike se cili është niveli aktual i këtij besimi. Për një dokument që synon të tërheqë kapital, investime dhe ekspertizë nga shqiptarët jashtë vendit, ky është një aspekt i rëndësishëm, sepse besimi është parakusht për çdo marrëdhënie ekonomike afatgjatë.

Në këtë kuptim, sfida e strategjisë së re nuk është vetëm të krijojë paketa fiskale, dritare shërbimi apo platforma për investitorët. Sfida kryesore është të bindë diasporën se institucionet shqiptare janë të afta të ofrojnë transparencë, qëndrueshmëri, mbështetje dhe garanci reale për ata që duan të investojnë, të rikthehen apo të kontribuojnë profesionalisht në vend. /ekofin.al

Etiketa: DiasporaRama

Lajme të lidhura

“Mjaft është mjaft”/ Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër kryeministrit Edi Rama
Aktualitet

“Mjaft është mjaft”/ Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër kryeministrit Edi Rama

14:15 - 03/07/26
“Unë pa punë jam!” Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
Aktualitet

“Unë pa punë jam!” Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

13:30 - 03/07/26
U arrestua dje nga policia se protestoi, shqiptarët dhurojnë mbi 115 mijë € për babain e djalit të paralizuar
Aktualitet

U arrestua dje nga policia se protestoi, shqiptarët dhurojnë mbi 115 mijë € për babain e djalit të paralizuar

12:59 - 03/07/26
Para
“Mjaft është mjaft”/ Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër kryeministrit Edi Rama

“Mjaft është mjaft"/ Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër kryeministrit Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohen papritur bisedimet e paqes SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Negociatat nuk janë kurrë të thjeshta
Botë

New York Times: SHBA paralajmëroi Iranin mbi planin izraelit për të vrarë negociatorët iranianë

15:29 - 03/07/26

Saga e marrëdhënieve SHBA-Izrael, ka një kapitull të ri: New York Times citon burime të saj të pohojnë se izraelitët...

Lexo më shumë
Ibrahimovic akuza arbitrave: Grabitja më e madhe, goli i Kroacisë ndaj Portugalisë ishte i rregullt

Ibrahimovic akuza arbitrave: Grabitja më e madhe, goli i Kroacisë ndaj Portugalisë ishte i rregullt

15:06 - 03/07/26
Erdogan i ndalon hyrjen në Turqi kroçeres me 1900 persona LGBT: Nuk përputhen me vlerat tona familjare

Erdogan i ndalon hyrjen në Turqi kroçeres me 1900 persona LGBT: Nuk përputhen me vlerat tona familjare

14:44 - 03/07/26
Anglia paralajmërohet për ‘sabotazh me zhurmë’ nga tifozët meksikanë para përballjes

Anglia paralajmërohet për ‘sabotazh me zhurmë’ nga tifozët meksikanë para përballjes

14:31 - 03/07/26
“Mjaft është mjaft”/ Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër kryeministrit Edi Rama

“Mjaft është mjaft”/ Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër kryeministrit Edi Rama

14:15 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com