Mbi 100 pasagjerë dhe 23 anëtarë të ekuipazhit në anijen turistike “Ruby Princess” dyshohet se janë infektuar me norovirus, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Anija e kompanisë Princess Cruises ishte nisur më 12 qershor nga San Francisko për një itinerar drejt Alaskës dhe Kanadasë, ndërsa u rikthye në port më 2 korrik.
Autoritetet shëndetësore raportuan shpërthimin e infeksionit rreth dy javë pas nisjes, duke e klasifikuar atë si një epidemi në bord, pasi numri i të prekurve kaloi pragun e përcaktuar nga CDC.
Në momentin e udhëtimit, në bord ndodheshin 3.032 pasagjerë dhe 1.144 anëtarë të ekuipazhit. Pas mbërritjes në San Francisko, anija iu nënshtrua një procesi të plotë dezinfektimi për të frenuar përhapjen e virusit.
Norovirusi është një virus shumë ngjitës që shkakton kryesisht të vjella, diarre dhe shqetësime gastrointestinale.
Ai transmetohet përmes kontaktit me persona të infektuar, sipërfaqe të kontaminuara ose ushqim dhe ujë të infektuar.
Autoritetet shëndetësore amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat bazë të higjienës, veçanërisht larjen e shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun, si mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ndërkohë, personat që shfaqën simptoma janë izoluar, ndërsa hetimet epidemiologjike dhe masat e dezinfektimit në anije vijojnë.










Discussion about this post