GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komiteti i Helsinkit: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve, kërkohet hetim për ndërhyrjen te Kuvendi

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komiteti i Helsinkit: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve, kërkohet hetim për ndërhyrjen te Kuvendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas protestës së zhvilluar më 2 korrik pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si Policia e Shtetit ndërhyri ndaj protestuesve.

Sipas organizatës, në disa raste është përdorur forcë joproporcionale, në kundërshtim me standardet për menaxhimin e tubimeve publike.

Në deklaratën e saj, KShH thekson se monitorimi në terren tregoi se protesta kishte kryesisht karakter paqësor dhe se aktet e izoluara të dhunës, si hedhja e vezëve apo gurëve nga individë të veçantë, nuk mund t’u atribuohen të gjithë pjesëmarrësve dhe nuk ia heqin tubimit karakterin paqësor.

Sipas organizatës, pas incidentit me automjetet që tentuan të largoheshin nga ambientet e Kuvendit, sjellja e forcave të policisë ndryshoi ndjeshëm.

KShH pretendon se brenda një kohe të shkurtër policia kaloi nga monitorimi i situatës në rrethimin dhe shtyrjen e protestuesve, si edhe në përdorimin e gazit lotsjellës.

Juristët e KShH e konsiderojnë shqetësues faktin se, sipas vëzhgimeve të tyre, përdorimi i gazit lotsjellës nuk u parapri nga një paralajmërim publik me pajisje zanore dhe pa u lënë protestuesve kohë e mjaftueshme për t’u shpërndarë vullnetarisht.

Organizata ngre gjithashtu shqetësimin se mjetet e përdorura nga policia prekën në mënyrë të padiferencuar protestues paqësorë, gazetarë, vëzhgues dhe qytetarë të tjerë të pranishëm, ndërsa pretendon se në disa raste është ushtruar forcë edhe ndaj personave që ishin neutralizuar dhe ndodheshin në tokë.

Në përfundim, KShH u bën thirrje protestuesve të shmangin çdo akt dhune, ndërsa i kërkon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të hetojnë në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe efektive çdo pretendim për përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Etiketa: DhunëhetimKryesore1KShHPoliciaproteste

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Erdoganit dhe vlerave fetare

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Erdoganit dhe vlerave fetare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com