Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor fondet publike për të financuar një koncert privat, duke e cilësuar vendimin si abuzim me paratë e taksapaguesve.
Sipas Alimehmetit, një aktivitet privat duhet të mbajë vetë riskun financiar dhe jo të mbështetet nga shteti. Ai kritikoi vendimin për të alokuar 4 miliardë lekë nga fondi i emergjencave, ndërsa vendi përballet me zjarre, familje të pastreha nga tërmeti dhe probleme të tjera të pazgjidhura.
Demokrati tha se qeveria fillimisht kishte deklaruar se nuk do të financonte koncertin, por më pas ndryshoi qëndrim pa asnjë analizë apo plan ekonomik. Ai akuzoi ministrat se janë angazhuar më shumë me shitjen e biletave sesa me problemet e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si tregues të një qeverie që, sipas tij, punon për propagandën e kryeministrit.
Alimehmeti u shpreh se Edi Rama nuk qeveris me logjikën e interesit publik, por me synimin për të prodhuar një ditë publicitet ndërkombëtar, ndërsa faturën ua lë shqiptarëve. Sipas tij, fondet publike duhet të shkojnë për emergjencat dhe nevojat e qytetarëve, jo për të mbuluar riskun e një biznesi privat.
Alimehmeti:
Të jemi të sinqertë. Në radhë të parë, në qoftë se është një koncert, shumë mirë, koncertet le të bëhen, nuk ka asnjë gjë të keqe. Për sa kohë është një aktivitet privat, për sa kohë disa njerëz marrin përsipër të organizojnë.. Po, biznesi risk ka. Pra do të bësh biznes, është aktivitet privat ndërkombëtar, do të marrësh këtë risk të vish të bësh një koncert, mund të dalësh edhe mund të dështosh. Biznesi këto i ka. Pra, i bëre llogaritë mirë, del mirë, s’i bëre llogaritë mirë…
Kaq, shumë e thjeshtë. Unë tashti nuk e di a janë fansat e Kanye West-it kaq shumë në Shqipëri saqë të konsiderohet një numër biletash 40 mijë. 40 mijë ishte e kalkuluar që del fit dhe koncerti mund të bëhet. Pra është i realizueshëm nga pikëpamja financiare. Pastaj se sa shesin ekstra pastaj hyjnë tek fitimet e tyre. Këto janë kalkulimet e tyre. Nuk duhet të merremi neve. Neve në qoftë se na pëlqen, blejmë biletën dhe shkojmë.
Pra, qëndrimi i qeverisë deri në fillim të qershorit ishte ai që neve nuk hedhim para publike, nuk kemi shpenzuar asgjë këtu, janë këta që po e bëjnë, ne i kemi dhënë vetëm disa leje…
Shqetësimi i ministres së Kulturës ishte: nuk po shiten mjaftueshëm biletat e Kanye West-it. Ç’punë ka një ministër të shqetësohet, shiten apo s’shiten biletat e një biznesi privat?
Po e i kanë detyruar se kjo ishte çështja e tyre. Dhe në fund fare tashti as ata s’dolën, se patjetër nuk i kanë 60 mijë. E atëherë hyn ky akti normativ që i merr nga paratë tona tashti, del kryeministri i Shqipërisë, pas një lloj shqetësimi thotë do shpenzojmë 4.2 milionë euro, ose 4 miliardë lekë se kështu e kuptojmë ne çik më mirë neve shqiptarët…
Tashti sa për të bërë një krahasim të vogël: Ministria, në total për të gjitha aktivitetet kulturore dhe turistike, në total për gjithë vitin 2026 ka 1.9 miliardë lekë.
Për të gjithë buxhetin e vitit 2026. Kaq ka gjithsej Ministria për aktivitetet kulturore dhe turistike bashkë. S’ka as gjysmën e atyre parave. Normalisht pra shteti shqiptar kur mendon për kulturën dhe turizmin i jep 1.9 miliardë lekë për gjithë vitin 2026. Kur mendon për një tek aktivitet privat, një natë të vetme, për interesat e tyre, për marketingun politik ndërkombëtar të Edi Ramës, shkon e merr nga xhepi… se na i merr neve, nuk është se i kushton shumë. Na i merr neve nga xhepi…
4 miliardë lekë dhe ia hedh aty. Dhe më e bukura, i merr nga fondet e emergjencës. Nga krahu tjetër kanë rënë zjarret…
Dhe po shohim tashti që ato zjarret që duan ato fondet e emergjencës sërish u kthyen te degët e pemëve për t’i fikur.
Pra… ku kemi neve, nuk dua të them atë shprehjen e famshme të fshatit që digjet…ky ve syze të kuqe…
Por në këtë realitet jemi. Pra, për sa kohë është një aktivitet privat, shumë mirë, le të bëhet aktiviteti privat. Nëse pastaj këtu na fut fonde publike, neve kemi të drejtën për të folur…
Për të kundërshtuar, për të protestuar. Më pas, nga ku i alokon këto fonde është akoma dhe më keq, se ia merr nga emergjencat tona. Pra po të ndodhi një emergjencë, ka 4 miliardë lekë më pak sot shteti shqiptar për të përballuar një përmbytje, një rrëshqitje dheu, një tragjedi biologjike…
E vëmë re te transporti. U rrit çmimi i naftës? Pra një kompani transporti riskun këtë e ka, të vetmin shpenzim që ka naftën ka. Futet shteti shqiptar, do japim ne lekë tashti ta subvencionojmë autobusin sepse i ka shkuar risku lart. Po mirë kjo është kompani private, këtë risk ka, kur ke bërë një kontratë të caktuar këtë e ke marrë parasysh, apo jo?
E kështu është e… pra të jemi korrektë. Dhe i ka bërë çmimet dhe më të ulëta se ç’e kishte marrë përpara. Se ku ikën ato para dhe çfarë fituan qytetet përkatëse që e bënë këtë, nuk u tha asnjë fjalë. Pra realiteti është që të kuptojmë: shteti është rregullator. Biznesi merr përsipër riskun dhe ka edhe fitimin. Nëse del me fitim. Nëse risku s’e ka kalkuluar mirë, dështon. Pra nuk është ky problemi i shtetit po apo jo. Aq më tepër kur bëhet fjalë për biznes të huaj. Që vjen këtu, se këto para ikin jashtë. Nuk është se na vijnë neve…
Për lajm një ditë. Asnjë lloj efekti, asnjë lloj shqetësimi e t’i marrim të gjitha me radhë tashti ai vetëm për një lajm një ditë. Kaq mendon ai. Nuk mendon për shtet, nuk mendon për njerëz, nuk mendon për të ardhme. Se do të kishte një lloj raporti, do të kishte një lloj vlerësimi më të madh, do të kishte një kuantifikim. Pra, kjo bëhet, kjo fitohet, kjo është e mira, kjo është e keqja. Jo, nuk kishte. Pra, në qoftë se kjo ishte për imazhin e mirë të vendit, po ky imazhi i mirë i vendit në fillim të qershorit nuk ishte llogaritur? E kanë llogaritur vetëm në fillim të korrikut? Apo tashti do përdoret edhe si një lloj anti-mitingu ky? Sepse do t’i shohim një çikë rezultatet. Pra, ndoshta po të mos kishte masivitet këtu dhe ka masivitet në shesh…
Pra, do ta shohim një çikë hallin e Edi Ramës ku e ka. Halli i Edi Ramës është drejt fundit e atëherë tashti që është drejt fundit mundohet të tregojë që bën gjëra të bukura, që ka shumë njerëz, po me paratë tona si gjithmonë. Nuk jep gjë. Kështu që jo, nuk e mendoj që është ky halli i vet. Nuk e ka menduar asnjëherë këtë problem se po të kishte qenë kështu, kishte mundësi t’i shpenzonte paratë në favor të njerëzve shumë herë më shumë. Po pse do ketë, pse ka protesta?
Dilte kryetari i grupit parlamentar Balla dhe thonte s’po shiten biletat, të shiten biletat, të aktivizohemi këtu. Një qeveri që aktivizohet të shesi bileta koncerti. E kupton tashti? Është fiks një qeveri tallavaje.










Discussion about this post