Kosova vazhdon të regjistrojë rritje të infektimeve me koronavirus. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje, nga 13.928 testime në 24 orët e fundit 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend ka bërë të ditur se si pasojë e Covid-19, brenda ditës kanë ndërruar jetë katër qytetarë.
Sakaq, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19, kështu prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës, ndërkohë deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ministria tregon se, sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294 dhe numri total numri i rasteve aktive është 31.021
Discussion about this post