GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen se ushtronin aktivitet financiar pa licencën përkatëse.

Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara kanë zbuluar se në gjashtë subjekte tregtare, administratorët dhe punonjësit kryenin aktivitet këmbimi valutor pa autorizimin e organeve kompetente dhe pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.

Hetimi proaktiv, që zgjati rreth gjashtë muaj dhe u shtri në pesë bashki të qarkut Berat, dokumentoi aktivitetin e paligjshëm të shtetasve me inicialet S.T., H.S., M.M., S.H., S.C., A.H., A.S., O.V., Z.M., E.T. dhe K.P.

Sipas Prokurorisë, të hetuarit administronin biznese të regjistruara si agjentë për transfertat e parave në emër dhe për llogari të institucioneve financiare jobankare, duke ofruar shërbime si UnionNet dhe Western Union në Berat dhe Kuçovë. Megjithatë, subjektet nuk figuronin në listën e zyrave të licencuara për këmbim valutor dhe ushtronin këtë aktivitet në mënyrë të paligjshme.

Për të dokumentuar veprimtarinë, Prokuroria autorizoi kryerjen e veprimeve stimuluese dhe regjistrimeve të fshehta fotografike e filmike.

Gjatë hetimit u realizuan 28 transaksione testuese të këmbimit valutor, të cilat, sipas organit të akuzës, provuan se aktiviteti kryhej pa licencën e kërkuar.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria kërkoi ndaj 11 të dyshuarve masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 88 milionë lekë, 118 mijë euro, 7,390 dollarë amerikanë dhe 665 paund britanikë.

 

Etiketa: Beratkembim valutorlicenceSekuestrim

Lajme të lidhura

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

15:25 - 10/07/26
Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar
Aktualitet

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

14:45 - 10/07/26
KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos
Aktualitet

KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

14:18 - 10/07/26
Para
FSHF nis Programin ‘Klubi në Komunitet’, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

FSHF nis Programin ‘Klubi në Komunitet’, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

15:25 - 10/07/26

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë në kryeqytet. Në pranga ka...

Lexo më shumë
Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF cakton ditën e hedhjes së shortit

Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF cakton ditën e hedhjes së shortit

15:05 - 10/07/26
Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

14:45 - 10/07/26
KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

14:18 - 10/07/26
FSHF nis Programin ‘Klubi në Komunitet’, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

FSHF nis Programin ‘Klubi në Komunitet’, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

14:09 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com