GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një takimi maratonë që zgjati më shumë se dy orë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë dhënë sinjale të forta se po arrihet një konsensus politik për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për të formuar institucionet e reja sa më shpejt që të jetë e mundur.

Palët kanë gjetur një gjuhë të përbashkët rreth nevojës së domosdoshme për stabilitet institucional. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi takimin si një hap të mirë dhe konstruktiv, duke theksuar se është diskutuar për shmangien e zgjedhjeve të reja dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh optimist pas takimit, duke folur për një “ndërmarrje të madhe e të gjerë” me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai konfirmoi se bisedimet po zhvillohen rreth parimeve, afateve dhe funksioneve institucionale, me synim që të arrihet një marrëveshje sa më gjithëpërfshirëse.

Kurti u shpreh se takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, ku janë diskutuar zhvillimet politike, dinamikat institucionale dhe hapat drejt konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas tij, ekziston një gatishmëri dhe vullnet për të shmangur zgjedhjet. Ai bëri të ditur se në takim janë trajtuar të gjitha këto tema, por se ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, ku diskutuam shumë çështje të zhvillimeve politike, të dinamikave institucionale dhe njëkohësisht orarin që na pret përpara konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Ishte takimi i parë. Të gjithë e dimë që pardje u bë certifikimi dhe, përveç kësaj, i kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë dhe presidentin. Kemi diskutuar për të gjitha këto. Por ende nuk kemi konkluzion apo ndonjë të arritur, të cilën do të mund ta ndanim me ju këtu. Jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdojë të ekzistojë në këto takime. Është takimi i parë, meqë do të ketë takime të tjera”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se bisedimet po zhvillohen rreth koncepteve, parimeve, afateve dhe funksioneve, duke lënë të kuptohet se synimi është një marrëveshje më e gjerë politike. Shtoi se bisedimet do të jenë transparente, por do të kenë edhe një farë konfidencialiteti.

“Diskutojmë koncepte, parime, gjithashtu orare e funksione. Është një ndërmarrje e madhe e gjerë që kërkon besim e mirëbesim, e cila kërkon kohë për realizim. Do të jemi transparentë karshi jush sa i përket procesit në të cilin ndodhemi, e kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave, të cilat duhet të rezultojnë me të arritura konkrete që të kemi çka të bëjmë publike”, deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë diskutuar për “shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të reja”.

“Hap i mirë, i mbarë për të hapur kapitujt tjetër takues e diskutues”, ka thënë ai, pas takimit me Kurtin.

Një ide që po përflitet është mundësia që Kurti dhe Abdixhiku të kenë rënë dakord për rikthimin e Vjosa Osmanit në postin e Presidente së Republikës. Kjo mund të jetë pjesë e një pakete më të gjerë bashkëpunimi mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, e cila do t’i jepte qeverisë së ardhshme një bazë më të gjerë mbështetjeje në Kuvend dhe do të kontribuonte ndjeshëm në uljen e tensioneve politike.

Megjithëse ende nuk ka detaje konkrete të publikuara për ndarjen e posteve, atmosfera konstruktive e takimit dhe vullneti i shprehur nga të dyja palët për të shmangur zgjedhjet e reja, japin shpresë se në ditët në vijim mund të arrihen marrëveshje konkrete.

Takimi i sotëm konsiderohet si hapi i parë drejt një bashkëpunimi që mund të sjellë qetësi në skenën politike kosovare pas një periudhe të gjatë pasigurie.

Etiketa: KurtiLDKTakim

Lajme të lidhura

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, shpallet fituesi
Kosovë & Rajon

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, shpallet fituesi

13:53 - 08/07/26
Dhunoi të moshuarën në azil, ish-infermierja dënohet me burg
Aktualitet

Dhunoi të moshuarën në azil, ish-infermierja dënohet me burg

15:03 - 06/07/26
Para
Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s'ka integrim pa standarte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji
Sport

Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji

09:36 - 11/07/26

Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare dhe sonte në mbrëmje do të zhvillohet një nga sfidat më të shumëpritura të...

Lexo më shumë
Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

09:13 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

Protesta kombëtare hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

08:36 - 11/07/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: 1 mijë raketa janë gati nëse më prekni, do t’ju asgjesojmë plotësisht

08:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com