GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestat e fuqishme dhe të qëndrueshme të qytetarëve shqiptarë kanë marrë një jehonë të madhe ndërkombëtare, duke u pasqyruar gjerësisht në mediat prestigjioze europiane. Së fundmi, e përditshmja e njohur zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Shqipëri.

Artikulli vendos në qendër të vëmendjes përplasjen e madhe mes planeve të qeverisë së Edi Ramës për investime strategjike dhe rezistencës popullore që po rritet çdo ditë e më shumë në rrugët e Tiranës.

Sipas analizës së medias prestigjioze frëngjishtfolëse, kryeministri Edi Rama po zgjedh një strategji tensionimi me publikun. “Edi Rama po luan kartën e provokimit. I sfiduar nga një valë protestash që ka qenë në rritje për gjashtë javë, kryeministri shqiptar mezi priste ta priste personalisht reperin amerikan shumë kontrovers Kanye West,” shkruan Le Temps.

Gazeta nënvizon faktin se West është një artist të cilit i është ndaluar të performojë në shumicën e vendeve evropiane për shkak të provokimeve të tij antisemite dhe islamofobe, si dhe admirimit të tij të deklaruar për Adolf Hitlerin.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese, sipas artikullit, është skandali financiar që u zbulua vetëm pak ditë para koncertit. Ndonëse fillimisht eventi u prezantua si një “koncert privat” që nuk do t’u kushtonte asgjë taksapaguesve, doli në dritë se qeveria kishte shpenzuar plot 4.2 milionë euro për ta bërë të mundur atë. Kjo shkaktoi një valë të madhe zemërimi midis artistëve shqiptarë, të cilët demonstruan para ministrisë së tyre, duke denoncuar faktin se kultura përfaqëson vetëm 0.1% të buxhetit publik. Gazeta pasqyron edhe reagimin e Ministrit Blendi Gonxhja, i cili i hodhi poshtë këto kritika legjitime të artistëve duke i quajtur “donkishoteske”.

Përtej skandalit të koncertit, “Le Temps” shpjegon se revolta qytetare që ka shpërthyer lidhet direkt me ndryshimet e fundit ligjore të ndërmarra nga qeveria për Zonat e Mbrojtura.

Ajo që nisi si një reagim mjedisor për të shpëtuar trashëgiminë natyrore nga ndërtimet e betonizimi, tashmë është pagëzuar si “Revolucioni i Flamingëve Rozë” dhe është shndërruar në një lëvizje masive politike e sociale.

Media zvicerane vëren se tensioni ka arritur kulmin pasi qytetarët nuk po protestojnë më vetëm për mjedisin apo shpërdorimin e fondeve me koncerte, por po kërkojnë transparencë radikale, llogaridhënie dhe dorëheqjen e vetë kryeministrit Edi Rama.

gijotina.com/

Etiketa: aksidenti ne MemaliajKryesore1protesta

Lajme të lidhura

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër
Aktualitet

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Aktualitet

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Para
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26

Qytetarët kanë përcjellë sërish sot, në ditën e 105-të të protestës, mesazhe të forta përmes pankartave kundër qeverisë së Ramës....

Lexo më shumë
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com