GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e 13 korrikut në një nga gjiret më të bukura të Detit Jon, në zonën e Himarës. Flakët shkrumbuan kodrën nga ana veriore e Llamanit, teksa e gjithë zona është me pemë të vogla dhe shkurre.

Mediat raportuan se zjarrfikeset e Himarës, por edhe ato të qyteteve fqinje, shkuan me shpejtësi për të kontrolluar flakët, duke qenë se poshtë në Gjirin e Llamanit operojnë disa biznese, të kontrolluara plotësisht nga Arben Muçobega, ndërkohë që nga ana tjetër e kodrës, në drejtim të rrugës dhe qytetit, janë hotele dhe banesa private.

Duke qenë se e gjithë zona është bregdetare, kodrinore e shkëmbore, ndërhyrja e zjarrfikëseve ishte tejet e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta apo erërave të forta, ku synimi është gjithmonë të mos ketë viktima apo dëmë në pronë.

Në foto: Kodra në Llaman e mbuluar nga tymi, pasditen e datës 13 korrik 2026

Po sikur ky zjarr të jetë i qellimshëm?! Dokumentet që ka hulumtuar dhe kontrolluar Vox News tregojnë se në kodrën që ra zjarri i madh do të ngrihet një super resort, sërish i kontrolluar nga biznesmeni Arben Muçobega. Në vitin 2025, qeveria zbardhi një leje zhvillimi, për një sipërfaqe të madhe prej 101.200 metra katrorësh, pikërisht në kodrën ku u regjistrua zjarri i datës 13 korrik 2026.

Zona ku do të ngrihet resorti është shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar, pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Mësohet se Muçobega ka përgatitur me shpejtësi dokumentet për të marrë atë pikën e “voçkël”, teksa leja është në tryezën e qeverisë, duke kaluar edhe disa etapa, ku ka ngelur së fundi edhe leja e ndërtimit.

Në foto: Projekti ‘Amantes’ që gllabëron të gjithë kodrën shkëmbore ngjitur me Gjirin e Llamanit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, qeveria ka miratuar disa kohë më parë lejen e zhvillimit për projektin “Amantes”, në Bashkinë Himarë, një “resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime me subjekt ndërtues shqoëritë ‘Capital B’ dhe ‘Bega 07’”. Firma Bega 07 ka si pronar biznesmenin Arben Muçobega, i akuzuar edhe nga eksponentë të opozitës për lidhje të dyshimta, qoftë me botën e krimit ashtu edhe me politikën.

“Projekti i resortit me 5 yje ‘Amentes’ do të zhvillohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me plazhin e Himarës, në Bashkinë Himarë,e  cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë” thuhet në lejen e zhvillimit. Sipas saj, resorti “Amantes” shtrihet në kodrën përbri plazhit të Llamanit, ndërkohë që peisazhi ekzistues ka një topografi të pjerrët që shtrhet nga maja e kodrës në det, duke ofruar shtigje dhe pamje mbresëlënëse.

Në dokumente shkruhej se prona aktualisht është bosh dhe e pashfrytëzuar, por në pjesën më të ulët të saj, në afërsi të plazhit të Llamanit, ndodhen disa objekte të ulta kryesisht 2-3 kate. Këto objekte janë ndërtime që i shërbejnë funksionit të turizmit bregdetar veror.

Në foto: Projekti parasikon 50 vila, hotel lukzos dhe restorante në të gjithë kodrën

Mësohet se në atë resort do të bëhet hotel luksoz, vila, apartamente dhe zona e ndërmjetme komerciale, përfshirë restorantet, hapësirat e mirëqenies dhe zonat e komunitetit që përmirësojnë përvojën turistike.

Më tej shkruan se vilat ndjekin një koncept “stackingstone”, i projektuar për të minimizuar gërmimet dhe për të ruajtur topografinë e kodrës. “Masterplani parashikon 50 vila të shpërndara në terren në grupime 2 apo 3 vilash. Të gjitha këto grupime përfshijnë 1 vilë të madhe (apo 2 vila të mëdha në rastin e grupimeve 3-she) dhe 1 vilë të vogël” thuhet në dokument.

A mos vallë zjarri dhe flakët i hapën vendin kantierit të resortit të Arben Muçobegës? Nëse ka qenë i qellimshëm, a do të dalë me ndonjë raport MZSH-ja, raport i cili mund të përdoret edhe në KKTU?!  Ka pak gjasa të ndodhë, pasi në çdo vend turistike që ka pasur nën flakë apo ruspa për të prishur ndërtime me dru, kanë “lindur” resorte luksoze./Vox News

Etiketa: LlamanresortZjarr

Lajme të lidhura

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Aktualitet

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

Shqipëria ka një nga rrjetet më të dendura të farmacive në raport me popullsinë, por qytetarët vazhdojnë të përballojnë një...

Lexo më shumë

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

09:39 - 14/07/26
Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

09:24 - 14/07/26
Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com