GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur Adriatik Zotkaj u ul në kolltukun e kryetarit të bashkisë, në Poliçan është instaluar korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi.

Njerëzit dhe bizneset që ndajnë buxhetin e bashkisë së vogël janë një grusht miqsh dhe shokësh të kryebashkiakut. Një nga këta është edhe Patrik Caushi pronar i dy kompanive me bazë në Poliçan.

Biznesmeni merr cdo 5 vjet paratë e Bashkisë për pastrimin e qytetit. Kështu ishte paracaktuar edhe për pesëvjecarin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ’Shërbimi i pastrimit, gjelbërimit, dekorit dhe mirëmbajtjes së varrezave, Bashkia Poliçan”.

Fondi Limit për këtë shërbim është 141 milionë e 946 mijë e 295 lekë të reja (Pa TVSH). Kjo është një shifër shumë e madhe, e parashikuar të mbulojë 5 vjet. Sigurisht që arka e bashkisë nuk i mbulon dot këto shifra, por paratë janë plotësuar me një grant të qeverisë.

Marrëdhëniet e Adriatik Zotkajt me qeverinë qendrore janë shumë të mira, përderisa siguron vota për PS-në në këtë qytet. Në zgjedhjet e fundi Zotkaj mori afro 75% votave. Thuhet se kryetari në takime të mbyllura është shprehur se do të tërhiqet nga politika dhe, ndoshta tenderat që po bën, janë golat e fundit në buxhetin e shtetit.

Tenderi u njoftua më 1 maj 2026 dhe u mbajt më 8 qershor, ku morën pjesë tre operatorë ekonomik.

Procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit. Krah flamurit është vënë përshkrimi: “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Në fakt skualifikimi është krejt formal sepse dy operatorët e tjerë kanë dalë vetë nga gara duke mos dorëzuar dokumentet. Njëra kompani është “2AF” shpk nga Poliçani, e cila duket se nuk ka pasur ndonjë interes, prandaj nuk ka dorëzuar, as formularin, as dokumentet e kërkuara. Tjetra është “Rej” shpk. Edhe kjo firmë nuk ka dorëzuar dokumente, për një arsye tjetër. “Rej” është e përjashtuar nga tenderat për 6 muaj me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Pra, praktikisht bashkimi i firmave “COTONI CENTER” shpk dhe “MART-ENI” shpk ka qenë në garë vetëm me veten. Kështu më 6 korrik 2026, komisioni i autorizuar nga kryebashkiaku Zotkaj ka shpallur fitues të vetmen ofertë të vlefshme.

Cilat janë këto dy kompani fituese? Njëra është “MART-ENI” shpk, me pronar Patrik Caushin. Kompania u krijua në vitin 2017 dhe fillimisht kishte aktivitet modest.

Edhe kompania tjetër, “Cotoni Center” është pronë e Caushit. Në vitin 2020, Caushit i dhurohet një kompani, që ishte themeluar nga dy shtetas nga Poliçani. Këta ia kishin kaluar aksionet pronarit Arben Haxhiu. Ky i fundit në vitin 2020, ndërsa kompania ishte me humbje, ia dhuron 100% aksioneve Patrik Caushit. Megjithatë, Haxhiu qëndron sërish administrator i kompanisë.

Në vitin 2020, kompania e dhuruar kishte 43 milionë lekë humbje, megjithëse xhironte shuma të mëdha. Po çfarë bleu Patrik Caushi?

Këtu fshihet operacioni i pastrimit të drogës dhe të korrupsionit me tenderin e pastrimit të qytetit Poliçan.

Ky është grafiku i humbjeve të kompanisë “COTONI CENTER” shpk.

Ndërkaq, në vitin 2016, kompania e Arben Haxhiut mori tenderin e Bashkisë Polican me objekt “Kryerja e Shërbimit të Pastrim, Gjelbërim, Dekor dhe Mirëmbajtje Varrezash – Fondi i Bashkisë dhe Grant i Pakushtëzuar”. Tenderi me vlerë 857 milionë lekë është firmosur nga vetë Adriatik Zotkaj.

Në këtë kontratë veçojmë një  detaj të rëndësishëm: “COTONI CENTER” shpk e ka fituar tenderin bashkë firmën “RINIA 96” shpk, me pronar Shkëlqim Mirin nga Fushë Kruja. Ky i fundit do të arrestohej një vit më pas për pjesëmarrje në trafik droge dhe korrupsion.

Kompania dhe asetet e tjera të Shkëlqim Mirit do të viheshin në sekuestro, të paktën formalisht. Praktikisht kontrata i mbeti vetëm kompanisë së Bashkim Haxhiut.

A është Adriatik Zotkaj kumbari që urdhëroi dhurimin e kompanisë “COTONI CENTER” tek miku i tij Patrik Caushaj? Nuk kemi prova konkrete, por logjika të çon tek fakti se Bashkim Haxhiaj nuk mund ta mbante i vetëm përgjegjësinë e pastrimit të Poliçanit, që më shumë është një mbulesë e pastrimit të parave të drogës dhe të korrupsionit të ortakut të tij.

Dhurimi i kompanisë që rezultonte me humbje tre vjet rresht, megithëse mori 857 milionë lekë nga bashkia, ishte për të humbur gjurmët e parave. “COTONI” vazhdoi kontratën deri në fund të vitit 2021 për pastrimin e Poliçanit, tashmë me pronar të ri. Në vitet në vijim, kompania nuk do të kishte me humbje, por edhe fitimet ishin krejt të papërfillshme. Ku shkonin paratë? Gjasat janë se pronari i vërtetë pas vitit 2020, duhet të ketë qenë kryebashkiaku që garantonte paratë e bashkisë.

Pasi Patrik Caushaj mori këtë “dhuratë”, e priste një tjetër ëmbëlsirë nga tryeza e korrupsionit të Adriatik Zotkajt.

Në 18 maj 2021, Patrik Caushaj do të merrte kontratën e re 5-vjecare me objekt: “Shpenzime per sherbimin e pastrimit , gjelberimit , dekorit dhe mirembajtjes se varrezave”. Këtë radhë fondi ishte 832 milionë lekë pa përfshirë TVSH.

Caushaj ka pasur garanci të plota për ta fituar këtë tender të shënuar me flamur korrupsioni. Procedura është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, bashkimin e dy kompanive me të njëjtin pronar “COTONI CENTER” dhe “MART-ENI”.

Dhe kështu vijoi historia e pastrimit me kompani droge dhe korrupsioni deri në vitin 2026, ku shënohet një rritje dyfish e fondit limit.

Le ndalemi dhe të bëjmë këtu pak transparencë për qytetarët e Poliçanit, të cilët (sipas të dhënave zyrtare) e kanë votuar masivisht këtë kryebashkiak. Për shkak të Zotkajt, ka shumë mundësi që Poliçani të humbë nga reforma terrritoriale statusin e bashkisë. Dhe argumenti i opozitës është shpërdorimi i parave të buxhetit të shtetit.

Ky zë që po analizojmë, pastrimi i qytetit, e vërteton më së miri se si kjo bashki e vogël ka marrë fonde të mëdha dhe nuk sjell shërbime për komunitetin.

Ku shkojnë 1.5 miliardë lekë?

Qyteti pastrohet akoma me fshesa dhe lopata nga 11 punonjës. Kompania detyrohet, sipas kontratës, të angazhojë vetem 1 makinë dhe një shofer për largimin e mbetjeve. Nuk përcaktohet, nëse kjo makinë do të jetë teknologjike apo thjesht me karroceri.

Ky tender i dyshimtë është vetëm një fletë në dosjen e madhe të Zotkajt. Në vitin 2003, në deklarimin fillestar të pasurisë, ai përmend vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, e cila punonte si mësuese.

Nga dy paga të thjeshta, sot Adriatik Zotkaj rezulton milioner, me biznese të shumta, pasuri të paluajtshme, mjete luksoze dhe prona të shpërndara në emra të ndryshëm të familjes.

Kjo rritje e menjëhershme e pasurisë tërhoqi vëmendjen e institucioneve kontrolluese, si ILDKPKI dhe më pas Prokurorisë. Por, çuditërisht, çdo hetim ndaj tij përfundoi në mënyrë enigmatike –pa ndëshkim. Në vitin 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave publikoi një njoftim zyrtar. Kërkohej hetimi dhe ndjekja penale e Adriatik Zotkajt për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Dy djemtë e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojnë përfitues të parave publike, përmes tenderave.

Në janar të vitit 2022, themelohet kompania G&M Construction me aksioner shtetasit Maliq Zotkaj 50% dhe Oligert Dyrmishi.

Ky i fundit, sipas të dhënave të pagave rezulton se paguhet si Drejtor për Ndërtimin dhe Punët Publike në Bashkinë Poliçan si dhe specialist në Ujësjellës Kanalizime Poliçan.

Që në vitin e parë të themelimit, nis xhiroja marramëndëse me faturimin e 28 milionë lekëve apo 280 mijë euro.

Në vitin 2023, puna katërfishohet dhe faturimi arrin në 840 mijë euro. Ndërkohë në vitin e ardhshëm sërish suksesi vijon me një xhiro prej 1. 6 milionë euro.

Kompania G & M rezulton një përfituese sistematike e fondeve publike dhe e taksave të qytetarëve.

Kontribut të madh në këtë sukses duket se e kanë kolegët e Adriatik Zotkajt dhe marrëdhënia me bashkitë përreth. Bie në sy edhe fakti që thuajse të gjitha tenderat janë pa garë dhe me shkelje.

Zotkaj nuk është përpjekur ta fshehë pasurimin. Kështu, Endi Zotkaj zotëron objektin “Perla e Tomorrit” dhe nuk ka deklaruar ku është gjetur vlera e investimit për të ndërtuar një super hotel luksoz me 12 dhoma, një super restorant që mund të akomodojë në hapsirën e brendshme 130 persona.

Nga shtatori 2019 deri në dhjetor 2021, Endi Zotkaj, që zotëronte një biznes farmacish ka përfituar 20 pagesa nga Qendra Polivalente e Poliçanit, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Çorovodës.

Vlerat e pagesave variojnë, por ato kulmojnë me procedurën urgjente të Bashkisë së Poliçanit katër ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga COVID në 2020. Për doreza, maska e dezinfektantë Adriatik Zotkaj paguan djalin e tij, Endi Zotkaj plot 14 milionë lekë.

Hetimi penal për Zotkaj nuk do të ishte një gjë e re, nëse ndodh sot nga SPAK. Në 21 Maj të vitit 2002, Zotkaj u dënua me 1 vit burg për veprat penale të kryerjes së veprimave arbitrare si edhe për falsifikim të dokumenteve shkollore. E sipas vendimit, dënimi ndaj Zotkaj është marrë pas kallëzimit të një vajze e cila e akuzonte për ngacmim seksual.

Ndërkohë rezulton se Adriatik Zotkaj, është dënuar edhe 5 herë me vendime penale. Në vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit për akuzën e “fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës”. Në vitin 1992, Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet burg për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të vazhduar në vitin 2001, po gjykata e Skraprarit e ka dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të rendit e më pas dënim me një tjetër vendim në vitin 2006 nga Gjykata e Beratit.

Ndërkaq, administrata e bashkisë rezulton mbytur nga nepotizmi. Të paktën 13 familjarë dhe krushqi të Zotkajt janë punësuar në zyrat e bashkisë.

Kjo lloj zaptimi që i ka bërë Adriatik Zotkaj zyrave dhe parave të bashkisë është modeli i përhapur qeverisjes socialiste që mbështetet tek “të fortët” lokalë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Adriatik ZotkajBashkim HaxhiuPatrik CaushiSHKELQIM MIRItender i pastrimit

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes
Breaking Views

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Para
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26

Janë identifikuar dy autorët të cilët dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Osman Stafa pasditen e kësaj të premteje në aksin...

Lexo më shumë
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com