GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bardhi mbledh nesër deputetët për të vendosur, nëse do të bojkotojnë Kuvendin/ Salianji: Berisha ka pakt me Ramën

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi mbledh nesër deputetët për të vendosur, nëse do të bojkotojnë Kuvendin/ Salianji: Berisha ka pakt me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, u ka dërguar një mesazh ligjvënësve demokratë, ku u kërkon të mblidhen nesër në selinë blu para nisjes së seancës plenare për të vendosur mbi pjesëmarrjen.

“Të nderuar kolegë,

Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli.

Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë. Ju falenderoj! Gazment Bardhi”,- thuhet në mesazhin e kreut të grupit.

Vendimmarrja e Sali Berishës për të bojkotuar seancat e fundit plenare, para se deputetët të shkojnë me pushime, është kundërshtuar ashpër nga disa prej ligjvënësve demokratë.

Tabaku i thotë grupit parlamentar se PD i di shumë mirë pasoja e bojkotit dhe mos marrja pjesë në seanca iu heq të vetmen platformë debati.

“Jorida Tabaku: Përshëndetje kolegë. Ne çdo rast unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne te vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim cdo hapësirë që kemi për përballje! Nesër është një nga ditët ku raporton një sërë institucionesh dhe ka hapësirë për të gjitha temat që janë beteja të opozitës!”, shkruan Tabaku.

Ndërsa Leskaj, një tjetër zë që i ka dalë kundër Berishës edhe për bojkotin e territoriales si edhe dha dorëheqjen si drejtues politik i qarkut të Vlorës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 2025-ës, shkruan se opozita duhet të jetë në sallë për t’iu dhënë zë edhe protestuesve.

“Per mendimin tim kjo eshte gabim. Sipas kesaj vendimarrjeje, Ne nuk do të flasim per KQZ (votimet e manipuluara ne diaspore -2025), ILD (mbrojtesja e korrupsionit ne gjyqesor ), AMF, BQ, INSTAT, si edhe per kryefjalën mbështetjen e protestës qytetare ?!? Cili eshte kuptimi, ideja, mesazhi ?. Gjithsesi klm”, shkruan Leskaj.

Kritikën e tij e zgjeroi më tej në rrjetet sociale ku tha se bojkoti ishte një gabim politik dhe institucional.

“Do të mbështesnim në Kuvend protestën e madhe qytetare, që është në ditën e 45-të sot të saj. Si opozitarë në Kuvend kemi detyrimin të përfaqësojmë kërkesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve në protestë. Kërkesat e tyre të drejta për abrogimin e katër ligjeve të qepura me dorë të sektit Rama janë edhe kërkesa tonat. Duhet kuptuar se çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe në Reformën territoriale kërkon domosdoshmërisht vulën dhe konfirmimin e Parlamentit Qytetar, që është në bulevardin e protestës dhe zgjedhjet e reja do të organizohen nga një qeveri teknike, e dalë nga kjo protestë. Qytetarët nuk i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në sallën e Parlamentit. Ata i zgjedhin për të ngritur shqetësimet e tyre, për të kundërshtuar ligje që i konsiderojnë të dëmshme dhe për të propozuar alternativa. Bojkoti nuk i zëvendëson këto detyrime”, shkroi Leskaj.

Ndërsa Zhupa u kujtoi kolegëve se seanca plenare e 13 korrikut ishte e rëndësishme pasi do të diskutoheshin projektrezolutat për disa institucione të pavarura, si edhe çështjet e zgjedhësve.

“Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mos shkuarjes në seancë, po atë ditë vajti edhe vonë dhe s’kishte zgjidhje tjetër për atë seancë. Me idenë e ligjeve tona që nuk futen (si këto 13 vjet) nuk shkon se nesër s’ka ligje fare rendi i ditës. Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet siç thotë Bujari me rëndësi për denoncime dhe qëndrime. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di ca të mire na sjell si opozitë parlamentare!!! Edhe në dijeninë time janë edhe dy komisionet që ju mbaron afati, zgjedhore dhe territoriale që edhe nëse zgjaten dhe nëse mbyllen do jetë vendimmarrje e seancës plenare. Gjithsesi si ta gjykohet më e mira për opozitarizmin”, thotë Zhupa.

Kritika ka pasur jo vetëm nga radhët e demokratëve. Bojkoti është kundërshtuar edhe nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila gjithashtu i kërkon PD-së më shumë koordinim me grupet e tjera të opozitës për vendimmarrje të tilla.

Për këtë çështje reagoi sot edhe ish-deputeti Ervin Salianji. Sipas tij bojkoti bëhet për të fshehur pazarin e radhës me maxhorancën për Kodin Zgjedhor dhe Reformën Territoriale.

“Kundër bojkotit kanë qenë deputetët e grupit parlamentar, të cilët kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend. Megjithatë, Sali Berisha nuk i lejon të marrin pjesë, duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën”, shkruan Salianji.

gijotina.com/

Etiketa: bojkoti i KuvenditKryesore1

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur
Aktualitet

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur

20:59 - 20/07/26
I kërkuar në Shqipëri për krime financiare, kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian
Aktualitet

I kërkuar në Shqipëri për krime financiare, kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian

20:48 - 20/07/26
Protesta, 51 ditë marshim në kryeqytet, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Protesta, 51 ditë marshim në kryeqytet, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

20:06 - 20/07/26
Para
Operatorët e tregut të kripto-valutave drejt legalizimit: Licencë nga AMF dhe NIPT tek Tatimet

Operatorët e tregut të kripto-valutave drejt legalizimit: Licencë nga AMF dhe NIPT tek Tatimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur
Aktualitet

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur

20:59 - 20/07/26

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku dyshohet se një person ka mbetur i...

Lexo më shumë
I kërkuar në Shqipëri për krime financiare, kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian

I kërkuar në Shqipëri për krime financiare, kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian

20:48 - 20/07/26
Protesta, 51 ditë marshim në kryeqytet, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta, 51 ditë marshim në kryeqytet, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

20:06 - 20/07/26
Aksident në qendër të Tiranës, dy mjetet përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në qendër të Tiranës, dy mjetet përplasen me njëra-tjetrën

19:49 - 20/07/26
Sot temperaturat arritën deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta u regjistruan në Berat

Sot temperaturat arritën deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta u regjistruan në Berat

19:43 - 20/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com