GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait

në Art & Kulturë, Breaking Views, Kulturë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Regjisorja Anila Varfi, e ftuar në ‘E Diell’, ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së saj, duke folur për humbjen e parakohshme të vëllait, një ngjarje që, sipas saj, ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e sheh jetën dhe ekzistencën.

Teksa komenton në studio një fotografi të familjes së saj, Varfi rrëfen emocionet, mallin dhe boshllëkun që la pas vdekja e tij në një aksident në Greqi, duke e cilësuar atë si momentin që e transformoi thellësisht dhe e afroi edhe më shumë me ëndrrat dhe botën e saj shpirtërore.

“Këto foto të çojnë pas në kohë dhe të bëjnë të kuptosh se nga vjen, dhe ndonjëherë çuditesh kur i sheh. Të japin shumë emocion. Është kënaqësi kur ndalojnë gjërat dhe ti merr atë që nuk ia more dot kohës në çast. Tani e merr me një ndjesi malli, respekti dhe mirënjohjeje për atë rrënjë.

Kam jetuar deri në 18 vjeç në Elbasan. Këtu, te kjo foto, isha 4 vjeç, ndërsa vëllai im 1. Kjo foto më jep mungesë. Aty është dikush që nuk është më. Në ata sy të gjelbër të atij fëmije unë kam përftuar, në moshën 27 vjeç, bukurinë e të gjelbrës në përjetësi. Ai është im vëlla, që jeton dhe vazhdon të jetojë në çdo fragment dhe segment të kohës sime. Vërtet jeton. Unë kam qenë 3 vite më e madhe. Nuk e di pse më shikonte kështu. Më thoshte “Madam” dhe ajo kohë, kur në moshën 27 vjeç, në vegimet ëndërrore të individit, ashtu ka folur.

Në moshën 24 vjeç bëri aksident në Greqi. Kjo është jeta. Tronditje e madhe për mamin dhe babin, pastaj edhe për mua. Unë asokohe isha martuar, kisha lindur edhe djalin, kur ndodhi kjo gjë dhe, çuditërisht, raporti me vdekjen ndryshoi në themel çdo gjë që i takonte ekzistencës sime. Në këtë lloj ekzistence që kërkoja pas largimit, ishte shumë e vërtetë. Kërkoja të gjeja shenja që lidheshin me transcendencën tjetër dhe ky ka qenë momenti që më ka sendërtuar krejt ndryshe dhe më bëri ta dua më shumë ëndrrën”, u shpreh regjisorja Anila Varfi në rrëfimin e saj.

Etiketa: Anila Varfi

Lajme të lidhura

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet tubimi i 51-të, protestuesit lënë shënimin në Bulevard: 23Korrik!
Breaking Views

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet tubimi i 51-të, protestuesit lënë shënimin në Bulevard: 23Korrik!

23:00 - 20/07/26
Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic
Aktualitet

Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic

22:16 - 20/07/26
Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri
Aktualitet

Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

21:34 - 20/07/26
Para
Jamal thyen Mesin, Spanja mposht Argjentinën dhe ngjitet në majën e Botës pas 16-vitesh

Jamal thyen Mesin, Spanja mposht Argjentinën dhe ngjitet në majën e Botës pas 16-vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet tubimi i 51-të, protestuesit lënë shënimin në Bulevard: 23Korrik!
Breaking Views

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet tubimi i 51-të, protestuesit lënë shënimin në Bulevard: 23Korrik!

23:00 - 20/07/26

Qytetarët kanë mbyllur ditën e 51-të të protestës së tyre. Ata nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin...

Lexo më shumë
Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic

Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic

22:16 - 20/07/26
Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

21:34 - 20/07/26
Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë

Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë

21:25 - 20/07/26
Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur

20:59 - 20/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com