GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stafi i një resorti në Golem dhunon me sende të forta 5 turistë turq! Arrestohen nga policia

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Stafi i një resorti në Golem dhunon me sende të forta 5 turistë turq! Arrestohen nga policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem në mesin e sezonit turistik, ku 5 turistë turq janë dhunuar nga stafi i Diamma Resort. Sipas burimeve, turistët kanë qenë duke konsumuar ushqim dhe pije në ambientet e lokalit, kur mes tyre dhe personelit ka nisur një debat, pasi punonjësit u kanë kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Sherri ka degraduar deri në dhunë fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Fillimisht, ka qenë menaxheri i resortit David Kondo dhe një punonjës i plazhit Eluert Qose që me sende të forta kanë dhunuar fillimisht dy prej turistëve turq. Të dy janë vënë në pranga dhe akuzohen për “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”,

Ndërkohë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për dy punonjës të tjerë, banakieri dhe punonjës i sigurisë, të cilët kanë goditur dhe kanë kanosur 3 turistët e tjerë turq. Ata akuzohen për “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”.

Burime bëjnë me dije se turqit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pasi kanë marrë ndihmë mjeksore janë larguar nga ambientet e spitalit.

Diamma Resort ku ka ndodhur ngjarja është një resort me 5 yje në zonën e Golemit dhe rezulton në pronësi të Edmond Luadhit.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta, me 5 pushues turq, arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti). Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në plazh, në Golem, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit D. K., 33 vjeç dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në hapësirën e plazhit në këtë subjekt, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 2 pushues turq;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, për shtetasit I. Sh., 48 vjeç dhe T. D., 49 vjeç, përkatësisht banakier dhe punonjës sigurie në këtë subjekt, pas dyshohet se kanë goditur dhe kanosur 3 shtetas turq.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: DhunimresortTuriste

Lajme të lidhura

Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj
Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin
Aktualitet

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:46 - 25/11/26
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
Aktualitet

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26
Para
‘Më janë shkelur të drejtat në 313’, Ilir Meta kërkon hetim për trajtimin në burg

'Më janë shkelur të drejtat në 313', Ilir Meta kërkon hetim për trajtimin në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar fondet e nevojshme për të vijuar operacionet ushtarake kundër...

Lexo më shumë
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:46 - 25/11/26
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26
“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

08:09 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com